Kanadaja drejt BE-së/ Përplasja tregtare me SHBA-në shtyn Otavën të afrohet me Evropën

Kanadaja po shqyrton një afrim të paprecedentë me Bashkimin Evropian, ndërsa përplasja tregtare me Shtetet e Bashkuara po e shtyn Otavën të kërkojë partnerë të rinj strategjikë.
Kryeministri kanadez Mark Carney po eksploron mundësinë që vendi i tij të fitojë një status të ri, atë të “anëtarit të asociuar” të Bashkimit Evropian, një formulë që ende nuk ekziston dhe që do të duhej të krijohej posaçërisht.
Ideja po diskutohet mes zyrtarëve kanadezë dhe evropianë, ndërsa synimi është forcimi i bashkëpunimit në sektorë strategjikë, si energjia, inteligjenca artificiale, mbrojtja dhe mineralet kritike.
Një nga mundësitë që po shqyrtohet është lehtësimi i lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe punonjësve që lidhen me këto zinxhirë strategjikë furnizimi. Diskutimet përfshijnë gjithashtu projekte të përbashkëta për kabllo nënujore, qendra të të dhënave, ruajtjen në cloud, rrjete satelitore dhe infrastrukturë për eksportimin e energjisë kanadeze drejt Evropës.
Afrimi me BE-në vjen në një moment të vështirë për marrëdhëniet mes Kanadasë dhe SHBA-së. Përplasjet tregtare mes dy vendeve janë thelluar, ndërsa Uashingtoni ka paralajmëruar tarifa të reja për automjetet, kamionët dhe pjesët e tyre që importohen nga Kanadaja.
Sipas raportimit, po diskutohet gjithashtu mundësia që qytetarët kanadezë të përfitojnë nga rregulla më të lehta për të jetuar dhe punuar në vendet e Bashkimit Evropian. Megjithatë, një marrëveshje e tillë do të përballej me shumë pengesa.
Vetë marrëveshja tregtare ekzistuese mes Kanadasë dhe BE-së është ende e pa ratifikuar plotësisht nga disa vende anëtare, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet nga arritja e saj. Nëse ideja do të merrte formë konkrete, Kanadaja mund të bëhej vendi i parë që fiton një lidhje të re dhe shumë më të ngushtë me Bashkimin Evropian, pa qenë anëtare e tij e plotë.
Nafta, sërish mbi 100 Usd - Sulmet në Arabinë Saudite dhe anijet në Gjirin Persik rrisin frikën për furnizimet
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 2% të hënën, pas sulmeve të reja ndaj infrastrukturës energjetike dhe civile në Arabinë Saudite, si dhe goditjeve ndaj......
Peshkimi, monitorim 24 orë - GPS dhe kamera, kontroll i ri për flotën shqiptare
Anijet shqiptare të peshkimit do të jenë gjithnjë e më shumë nën monitorim elektronik. Gjurmim i pozicionit, raportim digjital i sasive të peshkuara dhe, për......
Vjen certifikata e karbonit - Fond i ri për mjedisin, projektet financohen deri në 100%
Shqipëria hedh një hap të ri drejt nxitjes së ekonomisë së gjelbër. Individët dhe bizneset që përmes aktivitetit të tyre largojnë, mbledhin dhe depozitojnë......
“Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet”/ Rama nga Berati: Ndryshon vetëm drejtimi vendor
Kryeministri Edi Rama u ndal pas Gjirokastrës e Vlorës, në Berat ku zhvilloi takim informues në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative......
Kosova me Qeveri të re/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt
Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti u zgjodh me 62 vota pro, tetë kundër dhe asnjë abstenim,......
“Industria e mbrojtjes prioritet strategjik”/ Nufi: Gjashtë sipërmarrje të përbashkëta me kompani ndërkombëtare
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, e cilëson zhvillimin e industrisë së mbrojtjes si një prioritet strategjik për Shqipërinë. Përmes një videomesazhi, Nufi......
Reforma Territoriale/ Rama nga Gjirokastra: Synim, organizimi më racional dhe përfaqësim më i drejtpërdrejtë
"Reforma e re territoriale, synon organizim më racional të funksioneve në nivel vendor, duke sjellë ndryshime në mënyrën e organizimit të njësive......
Kryeministri Rama, mesazh administratës/ “Çdo shkelje afati, duhet të ketë përgjegjës dhe kosto”
Kryeministri Edi Rama, cilëson se të gjitha çështjet që kanë pengesa ligjore duhet të ndahen dhe njerëzit duhet të marrin përgjigje. Çdo dalje nga afati duhet......

