Vjen certifikata e karbonit - Fond i ri për mjedisin, projektet financohen deri në 100%

Shqipëria hedh një hap të ri drejt nxitjes së ekonomisë së gjelbër. Individët dhe bizneset që përmes aktivitetit të tyre largojnë, mbledhin dhe depozitojnë karbonin në produkte do të mund të pajisen me një certifikatë të posaçme njohjeje.
“Certifikata e largimit të karbonit” parashikohet në ndryshimet e reja në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit” dhe do të lëshohet nga ministria përgjegjëse për mjedisin.
Kriteret që duhet të plotësojnë subjektet, mënyra e aplikimit, përdorimi dhe vlefshmëria e certifikatës do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Po me vendim të qeverisë do të përcaktohet edhe mënyra e funksionimit të komisionit që do të shqyrtojë kërkesat dhe do të lëshojë certifikatat.
Por ndryshimet ligjore nuk ndalen vetëm te karboni.
Projektligji parashikon krijimin e Fondit Kombëtar të Mjedisit, një fond financiar publik pranë ministrisë përgjegjëse për mjedisin, që do të përdoret për mbështetjen e projekteve dhe veprimtarive në këtë sektor.
Fondi do të financohet nga buxheti i shtetit, por edhe nga financime të tjera vendase apo të huaja. Mbështetja do të mund të jepet në formën e granteve, subvencioneve ose instrumenteve të tjera financiare.
Për projektet e miratuara, skema parashikon financim që mund të arrijë deri në 100% të kostos.
Përfitues mund të jenë organizatat jofitimprurëse dhe individët që veprojnë në fushën e mjedisit, ndërsa financim parashikohet edhe për projekte dhe veprimtari të propozuara nga vetë ministria dhe agjencitë e saj të varësisë.
Një tjetër risi është përfshirja në ligj e restaurimit të natyrës, duke i hapur rrugë përcaktimit nga qeveria të masave konkrete për rikthimin dhe përmirësimin e elementeve të dëmtuara të saj.
Kjo skeme parashikohet të apliohet duke nisur nga 1 janari 2027.
“Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet”/ Rama nga Berati: Ndryshon vetëm drejtimi vendor
Kryeministri Edi Rama u ndal pas Gjirokastrës e Vlorës, në Berat ku zhvilloi takim informues në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative......
Kosova me Qeveri të re/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt
Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti u zgjodh me 62 vota pro, tetë kundër dhe asnjë abstenim,......
“Industria e mbrojtjes prioritet strategjik”/ Nufi: Gjashtë sipërmarrje të përbashkëta me kompani ndërkombëtare
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, e cilëson zhvillimin e industrisë së mbrojtjes si një prioritet strategjik për Shqipërinë. Përmes një videomesazhi, Nufi......
Reforma Territoriale/ Rama nga Gjirokastra: Synim, organizimi më racional dhe përfaqësim më i drejtpërdrejtë
"Reforma e re territoriale, synon organizim më racional të funksioneve në nivel vendor, duke sjellë ndryshime në mënyrën e organizimit të njësive......
Kryeministri Rama, mesazh administratës/ “Çdo shkelje afati, duhet të ketë përgjegjës dhe kosto”
Kryeministri Edi Rama, cilëson se të gjitha çështjet që kanë pengesa ligjore duhet të ndahen dhe njerëzit duhet të marrin përgjigje. Çdo dalje nga afati duhet......
Policia, masa me nisjen e Vitit të ri shkollor/ Hita: Kamera “Smart”, kontrolle për drogën dhe luftë ndaj bullizmit
Policia e Shtetit ka hartuar plan të detajuar masash për garantimin e sigurisë në institucionet arsimore me nisjen e vitit të ri shkollor. Ai përfshin......
Rriten kontributet/ 197 milionë euro në skemën e pensioneve vetëm në Gusht
Të punësuarit në vend kanë derdhur afro 15.7 miliardë leke apo rreth 197 milionë euro në arkën e shtetit si kontribut për skemën e sigurimeve shoqërore dhe......
Modernizimi ushtarak - Shqipëria merr hua 302 mln dollarë nga SHBA
Partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara forcohet edhe në fushën e mbrojtjes. Financimi i ri do të mbështesë rritjen e kapaciteteve......

