Shqipëria Postuar më 12 September 2026, 12:12

Modernizimi ushtarak - Shqipëria merr hua 302 mln dollarë nga SHBA

Nga Fabjona Pasho

807910276_1588797489553575_3947178901323426759_n.jfif

Partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara forcohet edhe në fushën e mbrojtjes. Financimi i ri do të mbështesë rritjen e kapaciteteve ushtarake dhe përmbushjen e angazhimeve të vendit në kuadër të NATO-s.

Shqipëria do të marrë një hua direkte prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara, në kuadër të programit të Financimit të Huaj Ushtarak. Marrëveshja është bërë publike nga Agjencia Amerikane për Bashkëpunimin në Sigurinë e Mbrojtjes.

Sipas njoftimit, financimi pasqyron angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e aleancave dhe partneriteteve dypalëshe, të mbështetura në respektin reciprok, investimet e përbashkëta dhe prioritetet strategjike.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në një reagim në Facebook, shkroi se rëndësia e marrëveshjes shkon përtej vlerës financiare, pasi ajo dëshmon besimin e Uashingtonit te Shqipëria dhe te bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Konfirmim edhe një herë i SHBA i besimit të tyre te Shqipëria, te Aleanca jonë dhe te rruga që kemi zgjedhur për modernizimin e Forcave të Armatosura.
Marrëveshja për huanë direkte në kuadër të Financimit të Huaj Ushtarak është një investim i rëndësishëm në kapacitetet tona mbrojtëse dhe në aftësinë e Shqipërisë për të kontribuar edhe më shumë në sigurinë e përbashkët të NATO-s.
Nga Angazhimi i Hagës te NATO 3.0, Shqipëria   po e kthen vizionin në kapacitete konkrete.
Ky është më shumë se financim. Është besim, partneritet strategjik dhe investim në sigurinë e së ardhmes”, shkruan Nufi.

Huaja pritet të shërbejë për investime në fushën e mbrojtjes dhe për modernizimin e mëtejshëm të Forcave të Armatosura.
 
 
 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat