Bashkëpunimi Shqipëri-Francë/ Guvernatori Gent Sejko, takim zyrtar me Pierre Sentenac

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar, drejtuesin e ri të Departamentit Ekonomik Rajonal të Ambasadës së Francës, Pierre Sentenac.
Guvernatori Sejko, vlerësoi marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve, duke e cilësuar Francën si një partner të rëndësishëm evropian të Shqipërisë.
Guvernatori Sejko prezantoi një panoramë të zhvillimeve më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, duke theksuar se ekonomia shqiptare vijon të shfaqë ecuri pozitive dhe se treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar dhe financiar mbeten të qëndrueshëm. Në këtë kuadër, Sejko u ndal edhe në rolin e politikave të Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe forcimin e mëtejshëm të stabilitetit financiar.
Z.Pierre Sentenac,përgëzoi Bankën e Shqipërisë për punën e bërë në ruajtje të stabilitetit makroekonomik dhe financiar të vendit, si dhe për kontributin në forcimin e qëndrueshmërisë së ekonomisë shqiptare. Ai vlerësoi progresin e arritur nga Shqipëria gjatë viteve të fundit, duke e konsideruar këtë si arritje të rëndësishme në rrugën drejt integrimit.
Bashkëbiseduesit u ndalën gjithashtu në zhvillimet e sektorit të turizmit si një nga nxitësit e rëndësishëm të rritjes ekonomike. Në këtë drejtim, u vlerësua edhe kontributi i sektorit bankar përmes rritjes së financimit dhe mbështetjes së aktiviteteve të lidhura me turizmin, si dhe rëndësia e një zhvillimi të qëndrueshëm të këtij sektori.
Në takim, u diskutua edhe mbi perspektivat e ekonomisë shqiptare në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe mbi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit institucional.
Guvernatori Sejko dhe Pierre Sentenac, rikonfirmuan vullnetin e përbashkët për të vijuar dhe thelluar bashkëpunimin ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve franceze, veçanërisht në çështje me interes të përbashkët në fushën ekonomike dhe financiare.
Progres në sektorin financiar/ BQK: Reformat vijojnë për integrimin evropian
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka mirëpritur vlerësimin pozitiv të Independent Evaluation Group, strukturë e pavarur e Grupit të Bankës Botërore, për......
BQE rrit normat e interesit/ Inflacioni dhe energjia mbajnë presionin mbi ekonominë
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka rritur sërish normat e interesit, duke vijuar politikën e saj monetare shtrënguese në një kohë kur rritja e çmimeve të......
Fushata për zgjedhjet e 25 Tetorit/ Vuçiç lë presidencën, por jo politikën: Do të jap dorëheqjen në Shtator
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëron një zhvillim të ri politik në Beograd. Ai ka bërë të ditur se do të largohet nga posti presidencial në......
Check Up falas mbi 35 vjeç/ ISHP: Analizat do të pasqyrojnë faktorët e rrezikut në populate
Instituti i Shëndetit Publik njofton se, duke nisur nga muaji shtator, kontrolli bazë shëndetësor do të ofrohet falas për të gjithë qytetarët mbi 35 vjeç.......
Fondet për fermerët/ Nis shpërndaja e pagesave, gati kontratat për investimet
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka nisur pagesat e para nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026, për të gjithë fermerët që kanë......
Çfarë po ndodh me euron në Shtator? Këmbehet me 91,94 lekë, Meka: Inerci nga sezoni turistik
Euro ka zbritur në 91,94 lekë, duke shënuar për herë të parë një nivel nën 92 lekë dhe një tjetër minimum historik në kursin e këmbimit me lekun. Eksperti I......
Shqiptarët largohen, popullsia tkurret/ 68.6 mijë leje qëndrimi në BE gjatë 2025, emigrimi rritet me 4%
Emigracioni i shqiptarëve drejt Bashkimit Evropian po merr sërish ritëm. Të dhënat më të fundit të EUROSTAT, tregojnë se gjatë vitit 2025, vendet e BE-së u......
Aksi Kthesa e Kamzës-Qafë Kashar/ Gati lidhja e kontratës për mbikalimet pas zgjerimit me 3 korsi
Mbikalimet nga Kthesa e Kamzës deri në Qafë Kashar pritet të rikthehen së shpejti në funksion, pas zgjerimit të autostradës në tre korsi. Ndërhyrja është......

