Shqipëria Postuar më 12 September 2026, 11:23

Aksi Kthesa e Kamzës-Qafë Kashar/ Gati lidhja e kontratës për mbikalimet pas zgjerimit me 3 korsi

Nga Alida Lula

images (12).jpg

Mbikalimet nga Kthesa e Kamzës deri në Qafë Kashar pritet të rikthehen së shpejti në funksion, pas zgjerimit të autostradës në tre korsi. Ndërhyrja është renditur ndër prioritetet e kontratës së re për këtë segment rrugor sipas ministrit tw Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

“Ishte i nevojshëm për shkak të zgjerimit të autostradës me tre korsi. Sigurisht që tashmë është shpallur procedura dhe ka edhe një lidhje të kontratës për ndërtimin e të gjitha mbikalimeve që kanë qenë në të njëjtat vende, si edhe për gjelbërimin e tyre” - tha ministri.

Deklarata e ministrit erdhi pas mbledhjes së qeverisë, në përgjigje të interesimit për afatet e ndërtimit të mbikalimeve në një prej akseve më të ngarkuara të qarkullimit në hyrje dhe dalje të Tiranës.

Sipas Karakaçit, procedura e prokurimit ka përcaktuar hapat dhe afatet që do të ndiqen, ndaj për momentin nuk mund të përcaktohet një datë konkrete për nisjen e punimeve.

 “Ne, në bashkëpunim me ARRSH-në, kemi përcaktuar që prioritet në këtë kontratë është puna me mbikalimet dhe investimi për mbikalimet do të jetë puna e parë që do të nisë aty” - tha Karakaçi.

Mbikalimet, konsiderohen një element i rëndësishëm për sigurinë lëvizjen e banorëve, veçanërisht në një segment ku qarkullimi i automjeteve është i lartë dhe ku zgjerimi në tre korsi, ka ndryshuar konfigurimin e mëparshëm të aksit. Punimet synojnë të përshtatin infrastrukturën e aksit me zgjerimin e autostradës dhe të rikthejnë lidhjet e nevojshme ndërmjet zonave në të dyja anët e rrugës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat