Diaspora4Innovation, përvojë akademike nga diaspora për universitetet shqiptare

Akademikë nga diaspora dhe Shqipëria, drejtues universitetesh, profesionistë, sipërmarrës, studentë, institucione publike dhe partnerë ndërkombëtarë janë bërë bashkë në konferencën dy ditore, Diaspora4Innovation që po zhvillohet tek Piramida e Tiranës.
Konferenca ka në fokus rezultatet e projektit, mbi bashkëpunimin mes diasporës dhe universiteteve, edukimin për sipërmarrjen dhe krijimin e mekanizmave më të qëndrueshëm e afatgjatë, për angazhimin e ekspertizës së diasporës në Shqipëri.
“Me këtë konferencë, ne sjellim rezultatatet e arrira të kësaj nisme dhe bashkë me të edhe një numër shumë të vlefshëm të akademikëve dhe ekspertëve nga Diaspora, të cilët përtej angazhimeve të ndryshme në vendet ku jetojnë, kanë kohë për të ndarë edhe me Shqipërinë. Në këtë kontekst është e rëndësishme të kuptohet që Diaspora shqiptare është një aset i jashtëzakonshëm, por ende jo shumë i vlerësuar dhe i njohur. Këtë mund ta vërejmë edhe te pjesëmarrrësit dhe folësit në këtë konferencë”, u shpreh Drejtori Ekzekutiv i Germin, Lirim Krasniqi.
Në panelet e organizuara, u diskutua për mundësitë se si ekspertiza e diasporës mund të kthehet në bashkëpunim të qëndrueshëm me universitetet dhe institucionet shqiptare; përshtatja e universiteteve me tregun e punës, aftësitë e reja, inovacionin dhe sipërmarrjen; përvojën ndërkombëtare dhe modelet që tregojnë si diaspora mund të mbështesë arsimin dhe inovacionin etj.
“Është një nismë që përfundon brenda një cikli projekti, por mundësitë janë shumë të mëdha për shkak të lidhjeve që janë krijuar. Ne e përmendëm, kemi angazhuar 11 akademikë të diasporës, mbi 30 ekspertë që janë anagazhuar si mentorë dhe shumë universitete në Shqipëri që kanë përfituar nga këto angazhime. Qëllimi jonë është që këto lidhje t’i shndërrojmë në partneritete afatgjata, të cilat të vazhdojnë të funksionojnë pavarësisht mbylljes së një projekti”, tha Krasniqi.
Nisma Diaspora4Innovation, u lançua në maj 2024, përmes nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi mes GIZ Albania, GERMIN dhe 11 universitete shqiptare, për krijimin e urave të forta e funksionale, të një bashkëpunimi të qëndrueshëm mes Diasporës Akademike Shqiptare dhe arsimit të lartë në Shqipëri.
Kolektor i ri për ujërat në Vlorë, synohet kullimi i ujërave të shiut në 100 hektarë
Një investim i ri synon të përmirësojë sistemin e kullimit të ujërave të shiut në Vlorë dhe të reduktojë problemet nga përmbytjet sezonale. Fondi Shqiptar i......
BE premton 6.1 miliardë euro për Ukrainën, përfshirë ndihmën për interceptorët Patriot
Brukseli po përpiqet të bindë vendet e BE-së që ende kanë raketa interceptuese Patriot në rezervat e tyre kombëtare, që t’ia dhurojnë ato Ukrainës dhe t’i......
Energjia diellore, nismë 682 miliardë euro për ta bërë Mesdheun fuqi të rinovueshme
Më shumë se 552 GW projekte diellore dhe të erës në shkallë të gjerë janë njoftuar, ose janë tashmë në zhvillim, në të gjithë Mesdheun. Një analizë e re, duke......
Ministri Salla: Siguria ushqimore e fëmijëve, pa kompromis. AKU intensifikon kontrollet me nisjen e vitit shkollor
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se me nisjen e vitit të ri shkollor, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka intensifikuar......
BE shtrëngon sigurinë kibernetike - Kompanitë duhet të raportojnë sulmet brenda 24 orësh
Bashkimi Europian ka nisur zbatimin e rregullave të reja për sigurinë kibernetike të pajisjeve dhe programeve digjitale. Nga 11 shtatori 2026, prodhuesit......
Siguria kibernetike në shkolla - Kazia: Do të jetë lëndë me zgjedhje për klasat I, VI, X. Trajnime për mësuesit dhe prindërit
Duke nisur nga ky vit shkollor, nxënësit e klasës së parë, të gjashtë dhe të dhjetë, do të kenë një lëndë me zgjedhje për sigurinë kibernetike, ndërsa......
Banesat pa pronar - Avokati: Në emër të kujt bëhet legalizimi? Hiqen pengesat e gjykatave
Banesat që kanë më shumë se një pretendim për pronësinë, do të hyjnë në procesin e legalizimit, pavarësisht se nuk ka një vendim gjykate që përcakton......
Strehimi përballë çmimeve - Demirxhiu: Të ulen kuotat, të rriten vlerat
Reforma e re e strehimit synon të sjellë në treg 7 mijë apartamente përmes kredive të buta, duke zgjeruar mbështetjen edhe për çiftet e reja, profesionistët......

