Siguria kibernetike në shkolla - Kazia: Do të jetë lëndë me zgjedhje për klasat I, VI, X. Trajnime për mësuesit dhe prindërit

Duke nisur nga ky vit shkollor, nxënësit e klasës së parë, të gjashtë dhe të dhjetë, do të kenë një lëndë me zgjedhje për sigurinë kibernetike, ndërsa mësuesit dhe prindërit do të trajnohen gjithashtu për mbrojtjen e fëmijëve në hapësirën digjitale.
Në kushtet kur gjithnjë e më shumë fëmijë po kalojnë kohë online, ata po ekspozohen më tepër ndaj kërcënimeve që kanë të bëjnë me bullizmin kibernetik, vjedhjen e identitetit, rënien në kontakt me përmbajtje të papërshtatshme ose persona të rrezikshëm, u shpreh Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Bledar Kazia në një deklaratë për mediat.
“Kemi vendosur që në kurrikulën shkollore të përfshijmë me zgjedhje lëndën e sigurisë kibernetike. Konkretisht, kjo lëndë është përfshirë në klasën e parë, në klasën e gjashtë dhe në klasën e dhjetë. Duke qenë se është fillimi i tre cikleve të ndryshme shkollore, duhet të kuptohemi që nuk bëhet fjalë për trajnime në nivel teknik, por bëhet fjalë për trajnime se si fëmijët ose mësuesit, por edhe prindërit, duhet të kenë qasjen në hapësirën digjitale, çfarë duhet të kenë kujdes, duke filluar që nga informacioni që ata ndajnë online, që nga dallimi i një përmbajtje reale”, tha Kazia.
Me qëllim rritjen e sigurisë së fëmijëve në hapësirën digjitale, përveç mësuesve, do të ofrohen trajnime fizike e online edhe për prindërit, të cilët kanë rolin më të rëndësishëm në edukimin e kësaj grupmoshe.
“Nga java tjetër do të fillojë faza e trajnimit për mësuesit, në mënyrë që ne, ekspertët e Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, t’i trajnojmë se si duhet ta kenë qasjen në momentet kur një fëmijë ankohet ose paraqet përpara tyre një rast abuzimi në hapësirën digjitale, të çfarëdolloji qoftë ai. Pas dy javësh, në 24 shtator, kemi parashikuar një trajnim për qëllime ndërgjegjësimi vetëm për prindërit. Trajnimi do të jetë i hapur, do të publikojmë linkun e regjistrimit për çdo prind të interesuar për t’u trajnuar”, theksoi Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
Gjithashtu, po shqyrtohet mundësia që lënda e sigurisë kibernetike të jetë e detyrueshme në vijim, jo për ciklin fillor, por për nivelet më të larta të arsimit.
Banesat pa pronar - Avokati: Në emër të kujt bëhet legalizimi? Hiqen pengesat e gjykatave
Banesat që kanë më shumë se një pretendim për pronësinë, do të hyjnë në procesin e legalizimit, pavarësisht se nuk ka një vendim gjykate që përcakton......
Strehimi përballë çmimeve - Demirxhiu: Të ulen kuotat, të rriten vlerat
Reforma e re e strehimit synon të sjellë në treg 7 mijë apartamente përmes kredive të buta, duke zgjeruar mbështetjen edhe për çiftet e reja, profesionistët......
Si ndryshuan të ardhurat? 1 në 4 të punësuar u pagua minimalisht në tremujorin e dytë
Niveli i pagave në Shqipëri vijon të shfaqë diferenca të dukshme mes kategorive të të punësuarve, ndërsa shpërndarja e pagave po ndryshon gradualisht.......
Një tjetër goditje për tregtinë globale - Huthit marrin pikën strategjike të Detit të Kuq
Lëvizja e Huthi në Jemen ka shkaktuar shqetësim të ri për sigurinë e një prej rrugëve më të rëndësishme detare në botë. Grupi i mbështetur nga Irani ka marrë......
Reforma e re në strehim - Ministrja Ibrahimaj publikon detajet: Kredi me 0% dhe 3% interes
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ndau për publikun detaje të reformës së re në fushën e strehimit. Sipas saj, reforma nuk do t'i......
Legalizimi i banesave - Si bëhet procedura kur ka pretendime? Brenda 30 ditëve kur ka plane zhvillimi
Qeveria synon të mbyllë përfundimisht procesin e legalizimit të banesave për rastet kur kompanitë ndërtuese kanë tejkaluar lejen e miratuar, rastet kur......
Puna jashtë vendit sjell 426 mln euro/ Bashkë me remitancat, hyrjet kalojnë 1 miliard euro në gjashtë muaj
Të ardhurat që ekonomia shqiptare përfiton nga puna e qytetarëve jashtë vendit kanë vijuar rritjen me ritme të forta edhe gjatë vitit 2026. Sipas të dhënave......
Financim gjerman në energji - Karakaçi: 110 mln euro për 3 projekte në Shqipëri. 20 mln euro janë grant
Shqipëria do të përfitojë 110 milionë euro financim nga qeveria gjermane për zbatimin e tre projekteve në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës. Lajmi u......

