Ministri Salla: Siguria ushqimore e fëmijëve, pa kompromis. AKU intensifikon kontrollet me nisjen e vitit shkollor

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se me nisjen e vitit të ri shkollor, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka intensifikuar kontrollet në mensat e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, si dhe në subjektet ushqimore pranë institucioneve arsimore.
“Fokusi ynë është i qartë: të garantojmë që ushqimi që konsumojnë fëmijët tanë të jetë i sigurt dhe që çdo operator ushqimor të respektojë me rigorozitet kërkesat dhe standardet e sigurisë ushqimore”, u shpreh Ministri Salla.
Vetëm gjatë javës së fundit janë kryer 75 inspektime, ndërsa janë marrë edhe mostra për analiza laboratorike. Në çdo rast ku janë konstatuar mangësi apo shkelje, janë marrë masat përkatëse.
Ministri theksoi se kontrollet nuk do të kufizohen vetëm në periudhën e nisjes së shkollës, por do të vijojnë përgjatë gjithë vitit shkollor, me vëmendje të veçantë ndaj subjekteve që ofrojnë ushqim për fëmijët.
Duke e lidhur sigurinë ushqimore me mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve, Salla nënvizoi se një shkollë më e mirë nuk lidhet vetëm me atë që nxënësit mësojnë në klasë, por edhe me mjedisin ku rriten, kujdesin që marrin dhe sigurinë e ushqimit që konsumojnë.
“Mesazhi ynë është i qartë: për sigurinë ushqimore të fëmijëve tanë nuk ka kompromis. AKU do të vijojë të jetë e pranishme në terren, të kontrollojë dhe të marrë masa sa herë që standardet nuk respektohen”, përfundoi Ministri Salla.
BE shtrëngon sigurinë kibernetike - Kompanitë duhet të raportojnë sulmet brenda 24 orësh
Bashkimi Europian ka nisur zbatimin e rregullave të reja për sigurinë kibernetike të pajisjeve dhe programeve digjitale. Nga 11 shtatori 2026, prodhuesit......
Siguria kibernetike në shkolla - Kazia: Do të jetë lëndë me zgjedhje për klasat I, VI, X. Trajnime për mësuesit dhe prindërit
Duke nisur nga ky vit shkollor, nxënësit e klasës së parë, të gjashtë dhe të dhjetë, do të kenë një lëndë me zgjedhje për sigurinë kibernetike, ndërsa......
Banesat pa pronar - Avokati: Në emër të kujt bëhet legalizimi? Hiqen pengesat e gjykatave
Banesat që kanë më shumë se një pretendim për pronësinë, do të hyjnë në procesin e legalizimit, pavarësisht se nuk ka një vendim gjykate që përcakton......
Strehimi përballë çmimeve - Demirxhiu: Të ulen kuotat, të rriten vlerat
Reforma e re e strehimit synon të sjellë në treg 7 mijë apartamente përmes kredive të buta, duke zgjeruar mbështetjen edhe për çiftet e reja, profesionistët......
Si ndryshuan të ardhurat? 1 në 4 të punësuar u pagua minimalisht në tremujorin e dytë
Niveli i pagave në Shqipëri vijon të shfaqë diferenca të dukshme mes kategorive të të punësuarve, ndërsa shpërndarja e pagave po ndryshon gradualisht.......
Një tjetër goditje për tregtinë globale - Huthit marrin pikën strategjike të Detit të Kuq
Lëvizja e Huthi në Jemen ka shkaktuar shqetësim të ri për sigurinë e një prej rrugëve më të rëndësishme detare në botë. Grupi i mbështetur nga Irani ka marrë......
Reforma e re në strehim - Ministrja Ibrahimaj publikon detajet: Kredi me 0% dhe 3% interes
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ndau për publikun detaje të reformës së re në fushën e strehimit. Sipas saj, reforma nuk do t'i......
Legalizimi i banesave - Si bëhet procedura kur ka pretendime? Brenda 30 ditëve kur ka plane zhvillimi
Qeveria synon të mbyllë përfundimisht procesin e legalizimit të banesave për rastet kur kompanitë ndërtuese kanë tejkaluar lejen e miratuar, rastet kur......

