Legalizimi i banesave - Si bëhet procedura kur ka pretendime? Brenda 30 ditëve kur ka plane zhvillimi

Qeveria synon të mbyllë përfundimisht procesin e legalizimit të banesave për rastet kur kompanitë ndërtuese kanë tejkaluar lejen e miratuar, rastet kur pronari i kompanisë nuk jeton më si dhe rastet kur ka disa pretendime për të njëjtën pronë.
Projektligjit i hedhur për konsultim publik “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë” përcakton se përcakton se në rastet e objekteve me shkelje të lejes së ndërtimit, miratimi i legalizimit kryhet për poseduesit e ndërtimit që kanë hyrë në marrëdhënie kontraktore me subjektet ndërtuese/investitore. Për ato njësi për të cilat nuk është lidhur kontratë apo aktmarrëveshje, legalizimi do të kryhet në emër të subjektit ndërtues/investitor. Në rastet kur subjekti ndërtues/investitor është shuar juridikisht dhe nuk ka të drejta reale në njësinë që po legalizohet, atëherë njësia legalizohet në favor të shtetit. Gjithashtu, detyrimet kontraktore që palët kanë mes tyre nuk shuhen, si dhe nuk e pengojnë procesin e legalizimit.
Ndërsa në rastet në rastet e mosmarrëveshjeve mes palëve (subjekt investitor/ndërtues me poseduesit e njësive apo pronarët e truallit) për të drejtat mbi njësinë individuale, procedura e legalizimit do të vijojë pa përcaktuar subjektin përfitues, i cili do të përcaktohet pasi konflikti të zgjidhet nga gjykata.
Sipas relacionit, konfliktet ndër vite midis subjekteve investitor/ndërtues dhe poseduesve kanë penguar përfundimin e procedurave të legalizimit të njësive individuale dhe mospërmbylljen e procedurave të legalizimit të ndërtimit tërësor të tij dhe njësive individuale përkatëse. Në këtë rast, nga ana e ASHK-së do të verifikohet nëse objekti përmbush kriteret për kualifikim dhe përfituesi do të përcaktohet pas depozitimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë që ka zgjidhur konfliktin civil mes palëve.
Projektligji në fjalë i jep të drejtën e legalizimit të banesave qytetarëve brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës, në rastet kur ka një leje zhvillimi/ndërtimi në parcelën ku ndodhet ndërtimi pa leje. Ashtu si edhe poseduesët e ndërtimit pa leje, edhe subjekteve duhet të paguajë një tarifë shërbimi shtesë që paguhet në rastet e kërkesës për tu zhvilluar procedura administrative e legalizimit në mënyrë të përshpejtuar, brenda 30 ditëve nga momenti i paraqitjes së kërkesës së subjekteve për të përfituar nga kjo procedurë, e cila është e detyrueshme pavarësisht nëse ndërtimi legalizohet apo jo.
Puna jashtë vendit sjell 426 mln euro/ Bashkë me remitancat, hyrjet kalojnë 1 miliard euro në gjashtë muaj
Të ardhurat që ekonomia shqiptare përfiton nga puna e qytetarëve jashtë vendit kanë vijuar rritjen me ritme të forta edhe gjatë vitit 2026. Sipas të dhënave......
Financim gjerman në energji - Karakaçi: 110 mln euro për 3 projekte në Shqipëri. 20 mln euro janë grant
Shqipëria do të përfitojë 110 milionë euro financim nga qeveria gjermane për zbatimin e tre projekteve në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës. Lajmi u......
BSH dhe UNDP forcojnë bashkëpunimin - Diskutohen financat e gjelbra, edukimi financiar dhe mbështetja për bizneset e vogla
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Përfaqësuesen e Përhershme të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në......
Të rinjtë në tregun e punës/ 7 mijë të punësuar më pak krahasuar me vitin që shkoi
Të rinjtë në Shqipëri po përballen me një treg pune që ka ndryshuar ndjeshëm gjatë vitit të fundit. Sipas të dhënave, në tremujorin e dytë të vitit 2026, në......
Çfarë ofron “afterschool”? - Klube artistike, kompeticione dhe trajnues me eksperiencë
Programi “Pas Shkolle” nuk do të shërbejë vetëm për qëndrimin e nxënësve në shkollë përtej orarit mësimor, por do t’u krijojë atyre mundësi për të zhvilluar......
Kina, laboratori i ri i botës - Robotë, IA dhe fabrika të automatizuara tërheqin biznesin global
Kina po kthehet në një destinacion të ri për investitorët dhe drejtuesit e kompanive që duan të shohin nga afër teknologjitë që po ndryshojnë industrinë. Në......
SHBA, alarm për rreziqet e IA - Paralajmërimet për zhdukjen e njerëzimit shtojnë presionin për rregulla të reja
Shqetësimet për rreziqet e inteligjencës artificiale po shtohen në SHBA, pasi studiues të sigurisë së IA paralajmërojnë se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë......
40 zjarre në 24 orë, flakët ende aktive - Dajti, Dibra, Shkodra e Mallakastra mbeten në fokus të ndërhyrjeve
40 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 6 vatra vijojnë aktive, 9 janë nën mbikëqyrje,......

