BE shtrëngon sigurinë kibernetike - Kompanitë duhet të raportojnë sulmet brenda 24 orësh

Bashkimi Europian ka nisur zbatimin e rregullave të reja për sigurinë kibernetike të pajisjeve dhe programeve digjitale. Nga 11 shtatori 2026, prodhuesit janë të detyruar të raportojnë dobësitë e sigurisë të shfrytëzuara aktivisht dhe incidentet e rënda që prekin produktet e tyre.
Njoftimi i parë duhet të dorëzohet brenda 24 orësh nga zbulimi i problemit, ndërsa një raport i plotë duhet të paraqitet brenda 72 orësh. Më pas kërkohet edhe një raport përfundimtar pasi të jetë vendosur masa për korrigjimin ose kufizimin e rrezikut.
Rregullat vlejnë për të gjitha produktet me elemente digjitale që tregtohen në BE, përfshirë pajisjet që ndodhen tashmë në treg. Në këtë kategori hyjnë orët inteligjente, kamerat e bebeve, aplikacionet, programet kompjuterike, sistemet e kyçjes së dyerve dhe pajisje të tjera të lidhura me internetin.
Synimi është që kompanitë të reagojnë më shpejt ndaj sulmeve dhe dobësive, ndërsa konsumatorët dhe bizneset të kenë më shumë mbrojtje ndaj kërcënimeve kibernetike.
Detyrimet kryesore të Aktit të Reziliencës Kibernetike do të hyjnë në fuqi në dhjetor 2027, ndërsa detyrimi për raportimin e dobësive dhe incidenteve ka nisur nga 11 shtatori 2026.
Siguria kibernetike në shkolla - Kazia: Do të jetë lëndë me zgjedhje për klasat I, VI, X. Trajnime për mësuesit dhe prindërit
Duke nisur nga ky vit shkollor, nxënësit e klasës së parë, të gjashtë dhe të dhjetë, do të kenë një lëndë me zgjedhje për sigurinë kibernetike, ndërsa......
Banesat pa pronar - Avokati: Në emër të kujt bëhet legalizimi? Hiqen pengesat e gjykatave
Banesat që kanë më shumë se një pretendim për pronësinë, do të hyjnë në procesin e legalizimit, pavarësisht se nuk ka një vendim gjykate që përcakton......
Strehimi përballë çmimeve - Demirxhiu: Të ulen kuotat, të rriten vlerat
Reforma e re e strehimit synon të sjellë në treg 7 mijë apartamente përmes kredive të buta, duke zgjeruar mbështetjen edhe për çiftet e reja, profesionistët......
Si ndryshuan të ardhurat? 1 në 4 të punësuar u pagua minimalisht në tremujorin e dytë
Niveli i pagave në Shqipëri vijon të shfaqë diferenca të dukshme mes kategorive të të punësuarve, ndërsa shpërndarja e pagave po ndryshon gradualisht.......
Një tjetër goditje për tregtinë globale - Huthit marrin pikën strategjike të Detit të Kuq
Lëvizja e Huthi në Jemen ka shkaktuar shqetësim të ri për sigurinë e një prej rrugëve më të rëndësishme detare në botë. Grupi i mbështetur nga Irani ka marrë......
Reforma e re në strehim - Ministrja Ibrahimaj publikon detajet: Kredi me 0% dhe 3% interes
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ndau për publikun detaje të reformës së re në fushën e strehimit. Sipas saj, reforma nuk do t'i......
Legalizimi i banesave - Si bëhet procedura kur ka pretendime? Brenda 30 ditëve kur ka plane zhvillimi
Qeveria synon të mbyllë përfundimisht procesin e legalizimit të banesave për rastet kur kompanitë ndërtuese kanë tejkaluar lejen e miratuar, rastet kur......
Puna jashtë vendit sjell 426 mln euro/ Bashkë me remitancat, hyrjet kalojnë 1 miliard euro në gjashtë muaj
Të ardhurat që ekonomia shqiptare përfiton nga puna e qytetarëve jashtë vendit kanë vijuar rritjen me ritme të forta edhe gjatë vitit 2026. Sipas të dhënave......

