Si ndryshuan të ardhurat? 1 në 4 të punësuar u pagua minimalisht në tremujorin e dytë

Niveli i pagave në Shqipëri vijon të shfaqë diferenca të dukshme mes kategorive të të punësuarve, ndërsa shpërndarja e pagave po ndryshon gradualisht. Statistikat për tremujorin e dytë të vitit 2026 tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e punonjësve vazhdon të paguhet me pagë minimale, por në të njëjtën kohë vihet re një rritje e peshës së pagave të mesme dhe të larta.
Sipas të dhënave të INSTAT, 25.8% e të punësuarve në Shqipëri marrin pagë minimale ose e shprehhur më thjeshtë gati 1 në 4 të punësuar paguhen me paga mininale. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i personave që paguhen me pagë minimale është rritur me 13.4%. Ky zhvillim tregon se, pavarësisht rritjes së pagave në disa kategori, një pjesë e madhe e punonjësve vijon të jetë e përqendruar në nivelin më të ulët të pagave.
Ndryshimi më i dukshëm në strukturën e pagave lidhet me kategorinë e pagave të larta. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, të punësuarit me paga mbi 120,000 lekë përbëjnë 17.1% të totalit. Kjo tregon një peshë më të madhe të pagave të larta në tregun e punës, në një kohë kur edhe kategoritë e pagave të mesme po fitojnë terren.
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit, është rritur numri i të punësuarve me paga të mesme dhe të larta. Brenda këtyre kategorive, grupi me paga nga 60,001 deri në 120,000 lekë zuri përqindjen më të madhe. Ky zhvillim tregon se shpërndarja e pagave nuk kufizohet vetëm te kategoria minimale, por përfshin edhe lëvizje në nivelet më të larta të të ardhurave nga puna.
Një tjetër goditje për tregtinë globale - Huthit marrin pikën strategjike të Detit të Kuq
Lëvizja e Huthi në Jemen ka shkaktuar shqetësim të ri për sigurinë e një prej rrugëve më të rëndësishme detare në botë. Grupi i mbështetur nga Irani ka marrë......
Reforma e re në strehim - Ministrja Ibrahimaj publikon detajet: Kredi me 0% dhe 3% interes
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ndau për publikun detaje të reformës së re në fushën e strehimit. Sipas saj, reforma nuk do t'i......
Legalizimi i banesave - Si bëhet procedura kur ka pretendime? Brenda 30 ditëve kur ka plane zhvillimi
Qeveria synon të mbyllë përfundimisht procesin e legalizimit të banesave për rastet kur kompanitë ndërtuese kanë tejkaluar lejen e miratuar, rastet kur......
Puna jashtë vendit sjell 426 mln euro/ Bashkë me remitancat, hyrjet kalojnë 1 miliard euro në gjashtë muaj
Të ardhurat që ekonomia shqiptare përfiton nga puna e qytetarëve jashtë vendit kanë vijuar rritjen me ritme të forta edhe gjatë vitit 2026. Sipas të dhënave......
Financim gjerman në energji - Karakaçi: 110 mln euro për 3 projekte në Shqipëri. 20 mln euro janë grant
Shqipëria do të përfitojë 110 milionë euro financim nga qeveria gjermane për zbatimin e tre projekteve në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës. Lajmi u......
BSH dhe UNDP forcojnë bashkëpunimin - Diskutohen financat e gjelbra, edukimi financiar dhe mbështetja për bizneset e vogla
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Përfaqësuesen e Përhershme të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në......
Të rinjtë në tregun e punës/ 7 mijë të punësuar më pak krahasuar me vitin që shkoi
Të rinjtë në Shqipëri po përballen me një treg pune që ka ndryshuar ndjeshëm gjatë vitit të fundit. Sipas të dhënave, në tremujorin e dytë të vitit 2026, në......
Çfarë ofron “afterschool”? - Klube artistike, kompeticione dhe trajnues me eksperiencë
Programi “Pas Shkolle” nuk do të shërbejë vetëm për qëndrimin e nxënësve në shkollë përtej orarit mësimor, por do t’u krijojë atyre mundësi për të zhvilluar......

