Kolektor i ri për ujërat në Vlorë, synohet kullimi i ujërave të shiut në 100 hektarë

Një investim i ri synon të përmirësojë sistemin e kullimit të ujërave të shiut në Vlorë dhe të reduktojë problemet nga përmbytjet sezonale. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për rikualifikimin e kolektorit kryesor të ujërave të shiut në Vlorë. Investimi, me fond limit 425.7 milionë lekë, synon të përmirësojë kullimin në zonat e qytetit që përballen me probleme gjatë reshjeve intensive.
Vlora ka sot një sistem për mbledhjen e ujërave të shiut, por projekti parashikon rikonstruksionin dhe ndërtimin e kolektorit kryesor, duke ruajtur gjurmën ekzistuese aty ku është e mundur dhe duke krijuar gjurmë të re në pjesët ku kërkohet.
Kolektori mund të konsiderohet si linja kryesore ku përfundojnë ujërat e mbledhura nga kanalet dhe tubacionet më të vogla të qytetit. Detyra e tij është t'i marrë këto prurje dhe t'i largojë drejt pikës së shkarkimit, në mënyrë që gjatë reshjeve të mos grumbullohen në rrugë.
Sipas projektit, sistemi do të administrojë ujërat e një sipërfaqeje prej rreth 1 milion metrash katrorë, ose 100 hektarë.
Pjesa e parë përfshin një pellg prej rreth 400 mijë metrash katrorë, nga zona poshtë ish-Fabrikës së Çimentos deri në Sheshin e Flamurit, ku nis kolektori i projektuar.
Gjatë rrugës, kolektori do të marrë edhe ujërat që sjell kolektori ekzistues me diametër 1.5 metra në rrugën Transballkanike, i cili mbulon një tjetër sipërfaqe prej rreth 100 mijë metrash katrorë.
Rreth 580 metra më tej, sistemit do t'i shtohen edhe ujërat e kanalit të hapur pranë ish-Fushës së Aviacionit, që mbledh reshjet e një zone prej rreth 400 mijë metrash katrorë.
Pra, ideja e projektit është që prurjet e disa zonave dhe kanaleve ekzistuese të mblidhen në një sistem kryesor dhe prej andej të shkarkohen në mënyrë të kontrolluar.
Projekti parashikon gjithashtu ndarjen e ujërave të shiut nga ujërat e zeza në zonën e ndërhyrjes, si dhe rialokimin e pjesëve të rrjetit të kanalizimeve që bien në gjurmën e kolektorit. Kontrata parashikon 12 muaj punime.
Objektivi është disiplinimi i plotë i ujërave të shiut brenda zonës që mbulon ndërhyrja, me synim reduktimin e përmbytjeve sezonale dhe të ujit që grumbullohet në rrugë në momentet e reshjeve intensive. Vitet e fundit reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje të vazhdueshme në Vlorë, duke shkaktuar dëme në biznese.
BE premton 6.1 miliardë euro për Ukrainën, përfshirë ndihmën për interceptorët Patriot
Brukseli po përpiqet të bindë vendet e BE-së që ende kanë raketa interceptuese Patriot në rezervat e tyre kombëtare, që t’ia dhurojnë ato Ukrainës dhe t’i......
Energjia diellore, nismë 682 miliardë euro për ta bërë Mesdheun fuqi të rinovueshme
Më shumë se 552 GW projekte diellore dhe të erës në shkallë të gjerë janë njoftuar, ose janë tashmë në zhvillim, në të gjithë Mesdheun. Një analizë e re, duke......
Ministri Salla: Siguria ushqimore e fëmijëve, pa kompromis. AKU intensifikon kontrollet me nisjen e vitit shkollor
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se me nisjen e vitit të ri shkollor, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka intensifikuar......
BE shtrëngon sigurinë kibernetike - Kompanitë duhet të raportojnë sulmet brenda 24 orësh
Bashkimi Europian ka nisur zbatimin e rregullave të reja për sigurinë kibernetike të pajisjeve dhe programeve digjitale. Nga 11 shtatori 2026, prodhuesit......
Siguria kibernetike në shkolla - Kazia: Do të jetë lëndë me zgjedhje për klasat I, VI, X. Trajnime për mësuesit dhe prindërit
Duke nisur nga ky vit shkollor, nxënësit e klasës së parë, të gjashtë dhe të dhjetë, do të kenë një lëndë me zgjedhje për sigurinë kibernetike, ndërsa......
Banesat pa pronar - Avokati: Në emër të kujt bëhet legalizimi? Hiqen pengesat e gjykatave
Banesat që kanë më shumë se një pretendim për pronësinë, do të hyjnë në procesin e legalizimit, pavarësisht se nuk ka një vendim gjykate që përcakton......
Strehimi përballë çmimeve - Demirxhiu: Të ulen kuotat, të rriten vlerat
Reforma e re e strehimit synon të sjellë në treg 7 mijë apartamente përmes kredive të buta, duke zgjeruar mbështetjen edhe për çiftet e reja, profesionistët......
Si ndryshuan të ardhurat? 1 në 4 të punësuar u pagua minimalisht në tremujorin e dytë
Niveli i pagave në Shqipëri vijon të shfaqë diferenca të dukshme mes kategorive të të punësuarve, ndërsa shpërndarja e pagave po ndryshon gradualisht.......

