Shqipëria Postuar më 12 September 2026, 11:20

Natyra shqiptare, magnet për turistët/ Mbi 4.5 milionë vizitorë në Zonat e Mbrojtura, kryeson Shkodra, Vlora e Korça

Nga Alida Lula

ChatGPT Image Sep 12, 2026, 11_20_13 AM.png

Natyra shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë, ndërsa Zonat e Mbrojtura po kthehen në zgjedhje të preferuara për turistët vendas dhe të huaj.

Gjatë muajve të verës, Shkodra, Vlora dhe Korça kryesuan listën e destinacioneve më të vizituara, duke dëshmuar interesin në rritje për peizazhet natyrore, parqet dhe zonat e mbrojtura në vend. Vetëm në këta tre muaj, sipas ministrit të mjedisit Sofjan Jaupaj, zonat e mbrojtura në Shqipëri pritën më shumë se 3 milionë vizitorë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i turistëve është rritur me 9.3%. Ndërkohë, prej janarit deri në muajin gusht, mbi 4.5 milionë vizitorë eksploruan zonat e mbrojtura në Shqipëri, duke shënuar një rritje prej 11.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Gjithnjë e më shumë vizitorë po zgjedhin të eksplorojnë natyrën shqiptare dhe zonat tona të mbrojtura. Numri i vizitorëve gjatë tre muajve të verës u rrit me 9.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke dëshmuar interesin në rritje për natyrën dhe destinacionet e turizmit të gjelbër në vend”-  tha Jaupaj, 

Trendi në rritje, po i jep rëndësi ofertës turistike të Shqipërisë. Nga malet e pyjet, te liqenet, lumenjtë dhe peizazhet e zonave të mbrojtura, turistët gjejnë gjithnjë e më shumë eksperienca larg qendrave urbane. E ndërkohë, shtimi I numrit të vizitorëve, sjell edhe një sfidë të rëndësishme. Ky numër I lartë, ka ndikim mbi ekosistemet dhe nevojë për menaxhim më të kujdesshëm të këtyre hapësirave, pasi zonat e mbrojtura janë pasuri natyrore dhe turistike e vendit. Sfida është që ky potencial, të shfrytëzohet në mënyrë të qëndrueshme. 

 

zonat e mbrojtura 3.jpgzonat e mbrojtuara 2.jpg

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat