Shqipëria Postuar më 12 September 2026, 11:14

Turizmi kërkon lehtësi/ Topuzi: Kostoja e POS-eve pengon bizneset

Nga Diamila Leka

turizmi.png

Turizmi shqiptar po përballet me sfida që nuk lidhen vetëm me numrin e vizitorëve, por edhe me mënyrën se si funksionon shërbimi dhe formalizimi i sektorit. Një prej tyre është pagesa elektronike. Edhe pse bizneset e akomodimit dhe shërbimit duhet t’u mundësojnë klientëve pagesën me kartë, sipas Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, përdorimi real i këtij instrumenti mbetet i kushtëzuar nga kostot që paguajnë subjektet.

Pika e dytë është dhe përmirësimi i pagesave me kartë. Domethënë, qeveria ka vendosur një ligj që shërbimet, hoteleritë, akomodimi brenda muajit qershor duhet të kishin filluar të aplikonin pagesën jo kesh, pra të kishin mundësi klientët kudo që uleshin, në restorante, në bare, t'i mundësonin pagesën e tyre me kartë, por nuk është ky problemi. Problemi është që ajo të bëhet e përdorshme në mënyrë reale. Kemi bërë përpjekje nëpërmjet institucioneve për të ulur interesin e POS-eve nga 2.5% deri në 3.5%, që është gati 10 herë më e lartë sesa në rajon, të paktën të kalojë deri në 1%. Dhe kjo do të bëjë të mundur që dhe subjektet të jenë të interesuara të përdorin kartat” - tha Zak Topuzi, Kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit.

Një nga zgjidhjet që po diskutohet është aplikimi i një tarife shërbimi, të përfshirë në çmimin e shërbimit, e cila do të shërbente edhe si mekanizëm për stimulimin e stafit.

Jemi në përpjekje të rëndësishme pasi një pjesë e punonjësve të turizmit jashtë janë të angazhuar por nuk kanë kontakt direkt me lekët pra, në resorte, në hotele të rëndësishme ku ti ke një pagesë full board, ti nuk kontakton me lekët, atëhere praktika botërore është e tillë që vendoset një fee brenda çmimit për shërbimin, dhe kjo kryesisht për hotelet e kategorisë së lartë  dhe për restorantet e kategorisë së lartë jemi në tentativa. Jemi në fazën që drejtoria e tatimeve e ka pranuar si opsion për ta bërë dhe shpresojmë që ne kemi mundësi që punonjësit cilësorë ti mbajmë në punë dhe t’i stimulojmë. Sepse shërbimi nuk është çështje pagese mujore, pra ai ka nevojë të stimulohet në mënyrë që këta punonjës të kenë interes të punojnë. Shërbimi nuk është një punë e thjeshtë, është një punë jashtëzakonisht e vështirë dhe shpresoj që këto lëvizje të ndihmojë turizmin qoftë edhe për të formalizuar tregun”- tha Zak Topuzi, Kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit.

Dy çështje që industria i sheh si hapa të rëndësishëm për një sektor më të formalizuar, më konkurrues dhe me standarde më të larta shërbimi. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat