Shqiptarët largohen, popullsia tkurret/ 68.6 mijë leje qëndrimi në BE gjatë 2025, emigrimi rritet me 4%

Emigracioni i shqiptarëve drejt Bashkimit Evropian po merr sërish ritëm. Të dhënat më të fundit të EUROSTAT, tregojnë se gjatë vitit 2025, vendet e BE-së u dhanë shtetasve shqiptarë 68 mijë e 653 leje të para qëndrimi, rreth 4% më shumë se një vit më parë.
Kjo rritje vjen pas një periudhe rënieje. Në vitin 2024, numri i lejeve për shqiptarët ishte ulur me 14%. Megjithatë, rekordet vijojnë të jenë ato të viteve 2022 dhe 2023, kur u dhanë përkatësisht rreth 79 mijë dhe 77 mijë leje.
Të dhënat tregojnë gjithashtu, një ndryshim në mënyrën e emigrimit. Ndërsa kërkesat për azil janë ulur ndjeshëm, lejet e qëndrimit vijojnë të jenë të shumta, çka tregon se shqiptarët po përdorin gjithnjë e më shumë rrugë të rregullta për t'u vendosur në vendet evropiane.
Në vitin 2025, 46.3% e lejeve të marra nga shqiptarët ishin për arsye familjare, 29.4% për punësim dhe 0.8% për arsimim. Pra, kontratat e punës dhe bashkimi familjar mbeten ndër kanalet kryesore të largimit nga vendi.
Kjo situatë shihet edhe në treguesit demografikë. Emigracioni i lartë, i shoqëruar me rënien e lindjeve, po ndikon drejtpërdrejt në tkurrjen e popullsisë. Sipas INSTAT, më 1 janar 2026 Shqipëria kishte 2 milionë e 335 mijë e 930 banorë, 1.16% më pak se një vit më parë.
Një tjetër tregues domethënës, stoku i lejeve të qëndrimit të dhëna ndër vite për shqiptarët në vendet e BE-së arrin në 875 mijë. Kjo e vendos Shqipërinë, pavarësisht popullsisë së vogël, ndër vendet me numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit në Europë. Ndërkohë, fenomeni nuk është vetëm shqiptar. Në vitin 2025, vendet e Bashkimit Europian lëshuan rreth 3.9 milionë leje të para qëndrimi për shtetasit jashtë BE-së, 10.1% më shumë se në vitin 2024. Punësimi përbënte 33.6% të lejeve, ndërsa arsyet familjare 28.1%.
Largimi i vazhdueshëm i popullsisë, veçanërisht i moshave aktive për punë, po shndërrohet në një sfidë për tregun e punës, konsumin dhe sistemin e pensioneve. Emigracioni mbetet një prej faktorëve kryesorë që po ndryshojnë strukturën demografike të vendit, ndërsa shifrat e reja tregojnë se interesi i shqiptarëve për t'u vendosur në vendet e Bashkimit Evropian, nuk është shuar.
Aksi Kthesa e Kamzës-Qafë Kashar/ Gati lidhja e kontratës për mbikalimet pas zgjerimit me 3 korsi
Mbikalimet nga Kthesa e Kamzës deri në Qafë Kashar pritet të rikthehen së shpejti në funksion, pas zgjerimit të autostradës në tre korsi. Ndërhyrja është......
Natyra shqiptare, magnet për turistët/ Mbi 4.5 milionë vizitorë në Zonat e Mbrojtura, kryeson Shkodra, Vlora e Korça
Natyra shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë, ndërsa Zonat e Mbrojtura po kthehen në zgjedhje të preferuara për turistët vendas dhe të huaj. Gjatë......
Turizmi kërkon lehtësi/ Topuzi: Kostoja e POS-eve pengon bizneset
Turizmi shqiptar po përballet me sfida që nuk lidhen vetëm me numrin e vizitorëve, por edhe me mënyrën se si funksionon shërbimi dhe formalizimi i sektorit.......
Korça drejt gazifikimit, nisin studimet në terren/ Projekti pilot, alternativë e re për ngrohjen dhe energjinë
Korça pritet të konkretizojë modernizimin e infrastrukturës së saj energjetike. Në terren, kanë nisur investigimet gjeoteknike dhe gjeofizike për projektin e......
Kush paguhet më shumë? Hendeku i fortë i pagave sipas profesioneve, 82 mijë lekë diferencë
Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në 92,150 lekë në tremujorin e dytë të vitit 2026, duke u rritur me 9.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një......
Diaspora4Innovation, përvojë akademike nga diaspora për universitetet shqiptare
Akademikë nga diaspora dhe Shqipëria, drejtues universitetesh, profesionistë, sipërmarrës, studentë, institucione publike dhe partnerë ndërkombëtarë janë bërë......
Kolektor i ri për ujërat në Vlorë, synohet kullimi i ujërave të shiut në 100 hektarë
Një investim i ri synon të përmirësojë sistemin e kullimit të ujërave të shiut në Vlorë dhe të reduktojë problemet nga përmbytjet sezonale. Fondi Shqiptar i......
BE premton 6.1 miliardë euro për Ukrainën, përfshirë ndihmën për interceptorët Patriot
Brukseli po përpiqet të bindë vendet e BE-së që ende kanë raketa interceptuese Patriot në rezervat e tyre kombëtare, që t’ia dhurojnë ato Ukrainës dhe t’i......

