Fushata për zgjedhjet e 25 Tetorit/ Vuçiç lë presidencën, por jo politikën: Do të jap dorëheqjen në Shtator

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëron një zhvillim të ri politik në Beograd. Ai ka bërë të ditur se do të largohet nga posti presidencial në fund të shtatorit, pak javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Vendimi, sipas Vuçiç, do të jetë personal dhe nuk lidhet me ndonjë detyrim ligjor për largimin nga detyra përpara zgjedhjeve.
“Sapo të kthehem nga Nju Jorku, më 25 ose 26 shtator, do të jap dorëheqjen dhe do të bëj fushatë si qytetar privat”- tha Vuçiç gjatë një konference për shtyp.
Presidenti serb ka theksuar se, edhe pse ligji nuk e detyron të japë dorëheqjen në këtë fazë, ai ka zgjedhur të mos e zhvillojë fushatën elektorale duke qenë ende në detyrë.
“Asnjë president nuk e ka bërë këtë më parë. Të gjithë bënë fushatë ndërsa shërbenin si president ose kryeministër, por unë nuk do ta bëj. Do ta kaloj muajin e fundit të fushatës si qytetar privat”- shtoi ai.
Njoftimi vjen pak ditë pas një tjetër vendimi të rëndësishëm në skenën politike serbe. Më 9 shtator, Vuçiç firmosi dekretet për shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat janë caktuar të zhvillohen më 25 tetor. Në qendër të garës pritet të jetë Partia Progresive Serbe, aktualisht në pushtet. Kreu i kësaj force politike, Milos Vuçeviç, ka deklaruar më herët se Vuçiç do të kryesojë listën zgjedhore të partisë dhe se synimi është që ai të jetë kandidati për postin e kryeministrit. kryeministrit.
Në këtë mënyrë, edhe pas largimit nga presidenca, Vuçiç pritet të mbetet një prej figurave kryesore të fushatës dhe të politikës serbe. Dorëheqja në fund të shtatorit do ta vendoste Vuçiç në një pozicion të pazakontë politik, nga kreu i shtetit, në rolin e një qytetari privat që angazhohet drejtpërdrejt në fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Check Up falas mbi 35 vjeç/ ISHP: Analizat do të pasqyrojnë faktorët e rrezikut në populate
Instituti i Shëndetit Publik njofton se, duke nisur nga muaji shtator, kontrolli bazë shëndetësor do të ofrohet falas për të gjithë qytetarët mbi 35 vjeç.......
Fondet për fermerët/ Nis shpërndaja e pagesave, gati kontratat për investimet
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka nisur pagesat e para nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026, për të gjithë fermerët që kanë......
Çfarë po ndodh me euron në Shtator? Këmbehet me 91,94 lekë, Meka: Inerci nga sezoni turistik
Euro ka zbritur në 91,94 lekë, duke shënuar për herë të parë një nivel nën 92 lekë dhe një tjetër minimum historik në kursin e këmbimit me lekun. Eksperti I......
Shqiptarët largohen, popullsia tkurret/ 68.6 mijë leje qëndrimi në BE gjatë 2025, emigrimi rritet me 4%
Emigracioni i shqiptarëve drejt Bashkimit Evropian po merr sërish ritëm. Të dhënat më të fundit të EUROSTAT, tregojnë se gjatë vitit 2025, vendet e BE-së u......
Aksi Kthesa e Kamzës-Qafë Kashar/ Gati lidhja e kontratës për mbikalimet pas zgjerimit me 3 korsi
Mbikalimet nga Kthesa e Kamzës deri në Qafë Kashar pritet të rikthehen së shpejti në funksion, pas zgjerimit të autostradës në tre korsi. Ndërhyrja është......
Natyra shqiptare, magnet për turistët/ Mbi 4.5 milionë vizitorë në Zonat e Mbrojtura, kryeson Shkodra, Vlora e Korça
Natyra shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë, ndërsa Zonat e Mbrojtura po kthehen në zgjedhje të preferuara për turistët vendas dhe të huaj. Gjatë......
Turizmi kërkon lehtësi/ Topuzi: Kostoja e POS-eve pengon bizneset
Turizmi shqiptar po përballet me sfida që nuk lidhen vetëm me numrin e vizitorëve, por edhe me mënyrën se si funksionon shërbimi dhe formalizimi i sektorit.......
Korça drejt gazifikimit, nisin studimet në terren/ Projekti pilot, alternativë e re për ngrohjen dhe energjinë
Korça pritet të konkretizojë modernizimin e infrastrukturës së saj energjetike. Në terren, kanë nisur investigimet gjeoteknike dhe gjeofizike për projektin e......

