Fondet për fermerët/ Nis shpërndaja e pagesave, gati kontratat për investimet

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka nisur pagesat e para nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026, për të gjithë fermerët që kanë përmbushur kriteret e përfitueshmërisë dhe kanë kaluar me sukses kontrollin administrativ dhe në terren.
AZHBR bën me dije gjithashtu se po vijon punën me kontrollin administrativ të masave të investimeve, pra masave 10, 11 dhe 12 dhe së shpejti do të lidhen dhe kontratat për këto masa.
Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026 ka shënuar një interes të lartë nga fermerët në të gjithë vendin duke regjistruar gjithsej 42.728 aplikime, ndërsa vlera e kërkesave ka arritur në 7.2 miliardë lekë, nga 5,2 miliardë lekë që është fondi i vënë në dispozicion.
Qarku i Fierit kryeson me numrin më të lartë të fermerëve aplikues, i ndjekur nga Korça, Elbasani dhe Vlora, qarqe që vijojnë të mbajnë peshën kryesore të prodhimit në vend.
Këtë vit Skema Kombëtare u organizua në 12 masa mbështetëse të ndara në 9 masa direkte dhe 3 masa investimesh, duke ofruar mundësi financimi në sektorë të ndryshëm. Masat direkte përfshijnë 1. Tufën bazë të gjedhit; 2. Tufën bazë të të imtave; 3.Bletarinë; 4. Dosat dhe paradosat; 5.Kontrollin biologjik; 6. Fermat organike; 7. Certifikimin Global G.A.P; 8. Mbështetjen për sipërfaqet e mbjella; 9.Ripopullimin e ujërave të brendshme.
Interesi më i lartë ka qenë për tufën bazë të të imtave me 7236 aplikime, mbarështimin e bletarisë me 7016 aplikime dhe tufën bazë të gjedhit me 6732 aplikime.
Qeveria ka përcaktuar se 2.5 miliardë lekë nga fondi total shkojnë për skemën e investimeve, ku bën pjesë mbështetja e fermerëve të rinj me 10 mijë euro grant, si dhe financimi për ndërtimin/rikonstruksionin e staneve dhe/ose pajisjeve për përmirësimin e kushteve, ku masa e përfitimit është në 70% e vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 3 tre milionë lekë për subjekt.
Për pajisje, makineri dhe mjete bujqësore për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në ferma bujqësore dhe blegtorale, masa e përfitimit është në 50% e vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt dhe jo më pak se 50 mijë lekë për subjekt.
Këto masa synojnë të mbështesin fermerët në uljen e kostove të prodhimit, rritjen e cilësisë së produkteve, përmirësimin e standardeve të prodhimit dhe nxitjen e praktikave të qëndrueshme bujqësore.
Çfarë po ndodh me euron në Shtator? Këmbehet me 91,94 lekë, Meka: Inerci nga sezoni turistik
Euro ka zbritur në 91,94 lekë, duke shënuar për herë të parë një nivel nën 92 lekë dhe një tjetër minimum historik në kursin e këmbimit me lekun. Eksperti I......
Shqiptarët largohen, popullsia tkurret/ 68.6 mijë leje qëndrimi në BE gjatë 2025, emigrimi rritet me 4%
Emigracioni i shqiptarëve drejt Bashkimit Evropian po merr sërish ritëm. Të dhënat më të fundit të EUROSTAT, tregojnë se gjatë vitit 2025, vendet e BE-së u......
Aksi Kthesa e Kamzës-Qafë Kashar/ Gati lidhja e kontratës për mbikalimet pas zgjerimit me 3 korsi
Mbikalimet nga Kthesa e Kamzës deri në Qafë Kashar pritet të rikthehen së shpejti në funksion, pas zgjerimit të autostradës në tre korsi. Ndërhyrja është......
Natyra shqiptare, magnet për turistët/ Mbi 4.5 milionë vizitorë në Zonat e Mbrojtura, kryeson Shkodra, Vlora e Korça
Natyra shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë, ndërsa Zonat e Mbrojtura po kthehen në zgjedhje të preferuara për turistët vendas dhe të huaj. Gjatë......
Turizmi kërkon lehtësi/ Topuzi: Kostoja e POS-eve pengon bizneset
Turizmi shqiptar po përballet me sfida që nuk lidhen vetëm me numrin e vizitorëve, por edhe me mënyrën se si funksionon shërbimi dhe formalizimi i sektorit.......
Korça drejt gazifikimit, nisin studimet në terren/ Projekti pilot, alternativë e re për ngrohjen dhe energjinë
Korça pritet të konkretizojë modernizimin e infrastrukturës së saj energjetike. Në terren, kanë nisur investigimet gjeoteknike dhe gjeofizike për projektin e......
Kush paguhet më shumë? Hendeku i fortë i pagave sipas profesioneve, 82 mijë lekë diferencë
Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në 92,150 lekë në tremujorin e dytë të vitit 2026, duke u rritur me 9.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një......
Diaspora4Innovation, përvojë akademike nga diaspora për universitetet shqiptare
Akademikë nga diaspora dhe Shqipëria, drejtues universitetesh, profesionistë, sipërmarrës, studentë, institucione publike dhe partnerë ndërkombëtarë janë bërë......

