Progres në sektorin financiar/ BQK: Reformat vijojnë për integrimin evropian

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka mirëpritur vlerësimin pozitiv të Independent Evaluation Group, strukturë e pavarur e Grupit të Bankës Botërore, për progresin e arritur në sektorin financiar të Kosovës.
Raporti evidenton përparimin e bërë në forcimin e institucioneve financiare, përmirësimin e kuadrit rregullator dhe mbikëqyrës, si dhe modernizimin e infrastrukturës financiare.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet rolit të BQK-së në ruajtjen e stabilitetit financiar. Sipas IEG-së, kuadri mbikëqyrës i Bankës Qendrore është përafruar në masë të konsiderueshme me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian, ndërsa reformat kanë ndihmuar në rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit financiar.
Raporti veçon edhe avancimin e mbikëqyrjes së bazuar në rrezik dhe forcimin e mekanizmave për menaxhimin e krizave. Një prej fushave kryesore të vlerësimit është sistemi i pagesave. BQK ka udhëhequr procesin e modernizimit të infrastrukturës kombëtare të pagesave dhe përafrimit të saj me standardet evropiane, ndërsa reformat kanë ndihmuar në zgjerimin e përdorimit të pagesave elektronike.
Në fokus është edhe përgatitja e Kosovës për integrimin në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro, SEPA. Sipas raportit, këto zhvillime krijojnë mundësi për pagesa më të shpejta, më efikase dhe më të sigurta për qytetarët dhe bizneset.
IEG vlerëson se reformat mund të ndikojnë gjithashtu në rritjen e konkurrencës, nxitjen e inovacionit dhe zgjerimin e përfshirjes financiare, ndërsa pritet të forcojnë edhe mbrojtjen e konsumatorëve.
Megjithatë, raporti thekson se një pjesë e rëndësishme e rezultateve të reformave pritet të materializohet gjatë viteve të ardhshme, me zbatimin e plotë të tyre.
BQK e ka cilësuar këtë vlerësim si konfirmim të progresit të arritur dhe ka theksuar se do të vijojë reformat për forcimin e stabilitetit financiar, zhvillimin e tregjeve dhe integrimin evropian të sektorit financiar të Kosovës.
BQE rrit normat e interesit/ Inflacioni dhe energjia mbajnë presionin mbi ekonominë
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka rritur sërish normat e interesit, duke vijuar politikën e saj monetare shtrënguese në një kohë kur rritja e çmimeve të......
Fushata për zgjedhjet e 25 Tetorit/ Vuçiç lë presidencën, por jo politikën: Do të jap dorëheqjen në Shtator
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëron një zhvillim të ri politik në Beograd. Ai ka bërë të ditur se do të largohet nga posti presidencial në......
Check Up falas mbi 35 vjeç/ ISHP: Analizat do të pasqyrojnë faktorët e rrezikut në populate
Instituti i Shëndetit Publik njofton se, duke nisur nga muaji shtator, kontrolli bazë shëndetësor do të ofrohet falas për të gjithë qytetarët mbi 35 vjeç.......
Fondet për fermerët/ Nis shpërndaja e pagesave, gati kontratat për investimet
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka nisur pagesat e para nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026, për të gjithë fermerët që kanë......
Çfarë po ndodh me euron në Shtator? Këmbehet me 91,94 lekë, Meka: Inerci nga sezoni turistik
Euro ka zbritur në 91,94 lekë, duke shënuar për herë të parë një nivel nën 92 lekë dhe një tjetër minimum historik në kursin e këmbimit me lekun. Eksperti I......
Shqiptarët largohen, popullsia tkurret/ 68.6 mijë leje qëndrimi në BE gjatë 2025, emigrimi rritet me 4%
Emigracioni i shqiptarëve drejt Bashkimit Evropian po merr sërish ritëm. Të dhënat më të fundit të EUROSTAT, tregojnë se gjatë vitit 2025, vendet e BE-së u......
Aksi Kthesa e Kamzës-Qafë Kashar/ Gati lidhja e kontratës për mbikalimet pas zgjerimit me 3 korsi
Mbikalimet nga Kthesa e Kamzës deri në Qafë Kashar pritet të rikthehen së shpejti në funksion, pas zgjerimit të autostradës në tre korsi. Ndërhyrja është......
Natyra shqiptare, magnet për turistët/ Mbi 4.5 milionë vizitorë në Zonat e Mbrojtura, kryeson Shkodra, Vlora e Korça
Natyra shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë, ndërsa Zonat e Mbrojtura po kthehen në zgjedhje të preferuara për turistët vendas dhe të huaj. Gjatë......

