BQE rrit normat e interesit/ Inflacioni dhe energjia mbajnë presionin mbi ekonominë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka rritur sërish normat e interesit, duke vijuar politikën e saj monetare shtrënguese në një kohë kur rritja e çmimeve të energjisë po ushqen përsëri inflacionin në eurozonë.
Norma bazë e depozitave u rrit me 25 pikë bazë, nga 2.25% në 2.50%, në një vendim që ishte në përputhje me pritjet e tregut. Kjo vjen pasi në qershor BQE rriti me 25 pikë bazë secilën prej tri normave të saj kryesore të interesit.
Për qytetarët dhe ekonominë, vijimi i rritjes së normave nënkupton se periudha e parasë së lirë mbetet ende larg. Ndikimi në kostot e kredive do të varet edhe nga normat e tregut, kushtet e ofruara nga bankat dhe lloji i huasë.
Arsyeja kryesore pas vendimit të ri të BQE-së është inflacioni, i cili është larguar sërish nga objektivi prej 2% i bankës qendrore, raporton Seebiz.
Inflacioni në eurozonë arriti në 3.3% në gusht, ndërsa çmimet e energjisë u rritën me 14.3%. Konfliktet në Lindjen e Mesme kanë shtuar më tej presionet, duke ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës dhe duke shtuar pasigurinë në tregjet energjetike.
BQE parashikon që inflacioni bazë, i cili përjashton çmimet e energjisë dhe ushqimeve, të jetë 2.5% në vitin 2026, 2.6% në vitin 2027 dhe 2.3% në vitin 2028.
Megjithëse ekonomia e eurozonës është treguar më e qëndrueshme nga sa pritej, presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, ka paralajmëruar se rritja e çmimeve të energjisë dhe tensionet tregtare globale përbëjnë rreziqe për rritjen ekonomike.
Pikërisht, për shkak të pasigurisë së lartë, BQE, nuk ka dhënë një sinjal të qartë se çfarë vendimesh mund të marrë për normat e interesit në mbledhjet e ardhshme.
Rritja e normës bazë të interesit nga BQE nuk do të thotë se normat e interesit për kreditë e qytetarëve do të rriten automatikisht në të njëjtën masë. Ndikimi varet kryesisht nga fakti nëse kredia ka normë interesi fikse apo të ndryshueshme dhe, në rastin e dytë, nga parametri referues me të cilin është e lidhur ajo. Ndryshimet në politikën monetare të BQE-së transmetohen në tregun financiar evropian dhe, nëpërmjet normave të interesit të tregut, ato mund të ndikojnë në çmimin e kredive dhe huamarrjeve të reja.
Fushata për zgjedhjet e 25 Tetorit/ Vuçiç lë presidencën, por jo politikën: Do të jap dorëheqjen në Shtator
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëron një zhvillim të ri politik në Beograd. Ai ka bërë të ditur se do të largohet nga posti presidencial në......
Check Up falas mbi 35 vjeç/ ISHP: Analizat do të pasqyrojnë faktorët e rrezikut në populate
Instituti i Shëndetit Publik njofton se, duke nisur nga muaji shtator, kontrolli bazë shëndetësor do të ofrohet falas për të gjithë qytetarët mbi 35 vjeç.......
Fondet për fermerët/ Nis shpërndaja e pagesave, gati kontratat për investimet
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka nisur pagesat e para nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026, për të gjithë fermerët që kanë......
Çfarë po ndodh me euron në Shtator? Këmbehet me 91,94 lekë, Meka: Inerci nga sezoni turistik
Euro ka zbritur në 91,94 lekë, duke shënuar për herë të parë një nivel nën 92 lekë dhe një tjetër minimum historik në kursin e këmbimit me lekun. Eksperti I......
Shqiptarët largohen, popullsia tkurret/ 68.6 mijë leje qëndrimi në BE gjatë 2025, emigrimi rritet me 4%
Emigracioni i shqiptarëve drejt Bashkimit Evropian po merr sërish ritëm. Të dhënat më të fundit të EUROSTAT, tregojnë se gjatë vitit 2025, vendet e BE-së u......
Aksi Kthesa e Kamzës-Qafë Kashar/ Gati lidhja e kontratës për mbikalimet pas zgjerimit me 3 korsi
Mbikalimet nga Kthesa e Kamzës deri në Qafë Kashar pritet të rikthehen së shpejti në funksion, pas zgjerimit të autostradës në tre korsi. Ndërhyrja është......
Natyra shqiptare, magnet për turistët/ Mbi 4.5 milionë vizitorë në Zonat e Mbrojtura, kryeson Shkodra, Vlora e Korça
Natyra shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë, ndërsa Zonat e Mbrojtura po kthehen në zgjedhje të preferuara për turistët vendas dhe të huaj. Gjatë......
Turizmi kërkon lehtësi/ Topuzi: Kostoja e POS-eve pengon bizneset
Turizmi shqiptar po përballet me sfida që nuk lidhen vetëm me numrin e vizitorëve, por edhe me mënyrën se si funksionon shërbimi dhe formalizimi i sektorit.......

