Shqipëria Postuar më 13 September 2026, 19:48

''Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet"/ Rama nga Berati: Ndryshon vetëm drejtimi vendor

Nga Alida Lula

Kryeministri Edi Rama u ndal pas Gjirokastrës e Vlorës, në Berat ku zhvilloi takim informues në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale. Në

fokus ishte ndikimi i riorganizimit të njësive vendore në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Kryeministri, theksoi se ky riorganizim nuk cënon ofrimin e shërbimeve në Poliçan, Dimal dhe njësitë e tjera, por synon administrim më efikas dhe krijimin e mundësive më të mëdha për zhvillim dhe investime në territor.

Bashkimi i njësive vendore sipas tij, nuk do të ndikonte në shërbimet për qytetarët, duke theksuar se ato do të vijojnë të ofrohen në Poliçan, Dimal dhe në njësitë e tjera të territorit.

Sipas kryeministrit, qytetarët do të vijonin t’i marrin shërbimet pranë vendbanimeve të tyre, ndërsa Poliçani dhe Dimal do të kenë drejtuesit e tyre. Ai shtoi se përfaqësimi i tyre do të garantohej edhe përmes këshilltarëve në këshillin bashkiak të Beratit.

“Nuk ndryshon godina, nuk ndryshon stafi, nuk ndryshon numri i shërbimeve që bëhen, në kuptimin nuk ulet. Në raport me çfarë keni, ndryshon vetëm një gjë, nuk do të keni kryetar bashkie të zgjedhur”- tha Rama.

Kryeministri iu referua edhe reformës territoriale të vitit 2015, duke theksuar se edhe atëherë ishin ngritur shqetësime lidhur me largësinë e shërbimeve dhe ndryshimin e strukturave vendore.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat