Policia, masa me nisjen e Vitit të ri shkollor/ Hita: Kamera “Smart”, kontrolle për drogën dhe luftë ndaj bullizmit

Policia e Shtetit ka hartuar plan të detajuar masash për garantimin e sigurisë në institucionet arsimore me nisjen e vitit të ri shkollor. Ai përfshin sigurinë fizike, rrugore, ushqimore dhe kibernetike të nxënësve. Drejtuesi Madhor Skënder Hita, në një knferencë për mediat tha se pas analizimit të problematikave të viteve të kaluara dhe koordinimit me Ministrinë e Arsimit, strukturave policore u janë përcaktuar detyra konkrete për garantimin e një mjedisi të sigurt për zhvillimin e procesit mësimor.
Hita theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me oficerët e sigurisë në shkolla, mësuesit, psikologët, drejtuesit e institucioneve arsimore, bordet e prindërve dhe qeveritë e nxënësve, si pika të rëndësishme kontakti për evidentimin dhe trajtimin në kohë të problematikave.
Një risi e këtij viti është përdorimi më i gjerë i teknologjisë në funksion të sigurisë. Në kuadër të projektit “Smart City”, në 20 shkollat e para janë vendosur kamera inteligjente, të cilat, sipas Policisë së Shtetit, do të rrisin kapacitetet për monitorimin dhe parandalimin e situatave që mund të cenojnë sigurinë.
“Teknologjia nuk zëvendëson punonjësin e policisë, ajo e bën më të shpejtë, më efikas dhe më të saktë punën e tij në terren”, - u shpreh Hita.
Shefat e komisariateve do të jenë në krye të shërbimeve të angazhuara për sigurinë në shkolla. Hita bëri të ditur se specialistët e sektorëve kundër narkotikëve dhe strukturave operacionale në 12 drejtoritë vendore, do të zhvillojnë kontrolle me intensitet të lartë brenda dhe jashtë perimetrit të sigurisë së shkollave. Fokus do të jetë identifikimi dhe ndalimi i elementëve kriminalë që synojnë t’u afrohen shkollave, apo të përfshijnë nxënësit në veprimtari kriminale. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe sigurisë rrugore pranë shkollave. Hita pohoi se do të ketë prani të shtuar të shërbimeve gjatë lëvizjes së nxënësve në fillim dhe përfundim të procesit mësimor, si dhe gjatë pushimit të gjatë.
Në kuadër të masave parandaluese, strukturat e policimit në komunitet, kundër dhunës në familje, krimeve kibernetike dhe Policisë Rrugore, do të zhvillojnë orë ndërgjegjësuese në shkolla. Tematikat do të përfshijnë bullizmin, dhunën psikologjike, rreziqet në hapësirën digjitale, sigurinë rrugore, si dhe përdorimin e lëndëve narkotike, alkoolit dhe duhanit.
Pjesë e paketës së sigurisë është edhe bashkëpunimi me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit për kontrollin e subjekteve që ushtrojnë aktivitet pranë shkollave. Kontrollet do të synojnë verifikimin e kushteve të aktivitetit, përbërjes dhe afatit të përdorimit të produkteve ushqimore, si dhe kushteve higjieno-sanitare të ruajtjes dhe tregtimit.
Rriten kontributet/ 197 milionë euro në skemën e pensioneve vetëm në Gusht
Të punësuarit në vend kanë derdhur afro 15.7 miliardë leke apo rreth 197 milionë euro në arkën e shtetit si kontribut për skemën e sigurimeve shoqërore dhe......
Modernizimi ushtarak - Shqipëria merr hua 302 mln dollarë nga SHBA
Partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara forcohet edhe në fushën e mbrojtjes. Financimi i ri do të mbështesë rritjen e kapaciteteve......
Më shumë borxh nga jashtë/ Bankat dhe bizneset shtojnë financimin e huaj, raporti ndaj PBB-së mbetet i pandryshuar
Rritja e borxhit të jashtëm të Shqipërisë gjatë muajve të verës nuk ka ardhur si pasojë e shpenzimeve të pafrenuara të shtetit, por nga gjallërimi i......
Bashkëpunimi Shqipëri-Francë/ Guvernatori Gent Sejko, takim zyrtar me Pierre Sentenac
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar, drejtuesin e ri të Departamentit Ekonomik Rajonal të Ambasadës së Francës, Pierre......
Progres në sektorin financiar/ BQK: Reformat vijojnë për integrimin evropian
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka mirëpritur vlerësimin pozitiv të Independent Evaluation Group, strukturë e pavarur e Grupit të Bankës Botërore, për......
BQE rrit normat e interesit/ Inflacioni dhe energjia mbajnë presionin mbi ekonominë
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka rritur sërish normat e interesit, duke vijuar politikën e saj monetare shtrënguese në një kohë kur rritja e çmimeve të......
Fushata për zgjedhjet e 25 Tetorit/ Vuçiç lë presidencën, por jo politikën: Do të jap dorëheqjen në Shtator
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëron një zhvillim të ri politik në Beograd. Ai ka bërë të ditur se do të largohet nga posti presidencial në......
Check Up falas mbi 35 vjeç/ ISHP: Analizat do të pasqyrojnë faktorët e rrezikut në popullatë
Instituti i Shëndetit Publik njofton se, duke nisur nga muaji shtator, kontrolli bazë shëndetësor do të ofrohet falas për të gjithë qytetarët mbi 35 vjeç.......

