Shqipëria Postuar më 12 September 2026, 20:57

Reforma Territoriale/ Rama nga Gjirokastra: Synim, organizimi më racional dhe përfaqësim më i drejtpërdrejtë

Nga Alida Lula

"Reforma e re territoriale, synon organizim më racional të funksioneve në nivel vendor, duke sjellë ndryshime në mënyrën e organizimit të njësive administrative dhe përfaqësimit të qyteteve në këshillat bashkiakë". Kështu tha nga Gjirokastra, 

kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi informues me përfaqësues vendorë dhe qytetarë të qarkut, në kuadër të diskutimeve për këtë reformë.

"Qëllimi është të përshtatet një shpërndarje më racionale e disa funksioneve që nuk i bëjnë dot bashkitë e vogla dhe që edhe vetë njësitë administrative sot nuk funksionojnë siç duhet" - u shpreh Rama.

Kryeministri Rama, solli si shembull qytetet e qarkut Gjirokastër, duke theksuar se në rast të riorganizimit, qytete si Libohova, Memaliaj dhe Tepelena, do të kenë përfaqësimin e tyre në këshillat bashkiakë.

“Në rregullimin e sotëm, çdo qytet do të drejtohet si qytet dhe do të jetë një pjesë e strukturës së bashkisë. Do të ketë përfaqësuesit e vet në këshillin bashkiak, do të ketë kuota të përcaktuara"- tha Rama.

Sipas tij, përfaqësimi në këshillat bashkiakë, do të mundësojë që qytetet të kenë zërin e tyre edhe në vendimmarrjen dhe buxhetin e bashkisë. 

Diskutimet për Reformën Territoriale, sipas Kryeministrit, synojnë të adresojnë problematikat dhe të krijojnë një organizim më funksional të qeverisjes vendore.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat