Peshkimi, monitorim 24 orë - GPS dhe kamera, kontroll i ri për flotën shqiptare

Anijet shqiptare të peshkimit do të jenë gjithnjë e më shumë nën monitorim elektronik. Gjurmim i pozicionit, raportim digjital i sasive të peshkuara dhe, për një pjesë të flotës, edhe kamera në bord.
Këto janë disa nga ndryshimet kryesore që sjell projektligji i ri për peshkimin, i cili ndryshon ndjeshëm mënyrën se si do të kontrollohet aktiviteti në det.
Në qendër të sistemit të ri do të jetë Qendra e Monitorimit të Peshkimit. Ajo do të monitorojë anijet me flamur shqiptar, pavarësisht ujërave ku ndodhen, por edhe anijet e huaja të autorizuara për të peshkuar në ujërat shqiptare.
Qendra parashikohet të funksionojë 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë, duke marrë dhe analizuar elektronikisht të dhënat e aktivitetit të peshkimit.
Një nga ndryshimet më të rëndësishme është gjurmimi i flotës.
Në bordin e anijeve shqiptare të peshkimit parashikohet instalimi i pajisjeve që mundësojnë lokalizimin dhe identifikimin automatik të tyre. Pozicioni do t'u transmetohet autoriteteve në intervale të rregullta nëpërmjet lidhjes satelitore, rrjetit celular ose teknologjive të tjera ekuivalente. Për anijet me gjatësi 15 metra ose më shumë kërkohet edhe sistemi automatik i identifikimit, AIS.
Por kontrolli nuk përfundon te GPS-i.
Projektligji fut në sistemin shqiptar edhe monitorimin elektronik në distancë, REM. Anijet 18 metra ose më shumë, të konsideruara me rrezik të lartë për mosrespektimin e detyrimit të zbarkimit, do të duhet të pajisen me një sistem që përfshin edhe kamera CCTV.
Autoritetet mund ta shtrijnë këtë detyrim edhe në segmente të caktuara të flotës nën 18 metra, në varësi të vlerësimit të rrezikut.
Kapitenët do të mbajnë një libër elektronik të peshkimit, ndërsa informacioni për aktivitetin duhet t'i transmetohet Qendrës së Monitorimit të Peshkimit. Për anijet 12 metra ose më shumë vendoset edhe detyrimi që, të paktën katër orë përpara mbërritjes në një port ose vend zbarkimi shqiptar, të njoftojnë elektronikisht autoritetet për destinacionin, speciet dhe sasitë e kapura dhe ato që do të zbarkohen.
Mosinstalimi i sistemit REM dënohet me 200 mijë lekë gjobë, ndërsa dëmtimi, manipulimi apo nxjerrja e tij jashtë funksionit me 500 mijë lekë. Transbordimi në det pa autorizim paraprak dënohet me 100 mijë lekë.
Zbatimi do të jetë gradual. Për anijet nga 9 deri në 11.99 metra, sistemi i monitorimit parashikohet të instalohet deri në fund të vitit 2027. Për anijet nën 9 metra afati shkon deri më 1 janar 2030, ndërsa deri në të njëjtën datë parashikohet instalimi i sistemit REM në anijet 18 metra ose më shumë.
Me ndryshimet e reja, kontrolli i peshkimit kalon kështu nga dokumentet dhe inspektimet tradicionale drejt një sistemi ku pozicioni i anijes, aktiviteti i saj, sasitë e peshkuara dhe zbarkimet do të regjistrohen dhe kontrollohen gjithnjë e më shumë në mënyrë elektronike
Vjen certifikata e karbonit - Fond i ri për mjedisin, projektet financohen deri në 100%
Shqipëria hedh një hap të ri drejt nxitjes së ekonomisë së gjelbër. Individët dhe bizneset që përmes aktivitetit të tyre largojnë, mbledhin dhe depozitojnë......
“Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet”/ Rama nga Berati: Ndryshon vetëm drejtimi vendor
Kryeministri Edi Rama u ndal pas Gjirokastrës e Vlorës, në Berat ku zhvilloi takim informues në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative......
Kosova me Qeveri të re/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt
Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti u zgjodh me 62 vota pro, tetë kundër dhe asnjë abstenim,......
“Industria e mbrojtjes prioritet strategjik”/ Nufi: Gjashtë sipërmarrje të përbashkëta me kompani ndërkombëtare
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, e cilëson zhvillimin e industrisë së mbrojtjes si një prioritet strategjik për Shqipërinë. Përmes një videomesazhi, Nufi......
Reforma Territoriale/ Rama nga Gjirokastra: Synim, organizimi më racional dhe përfaqësim më i drejtpërdrejtë
"Reforma e re territoriale, synon organizim më racional të funksioneve në nivel vendor, duke sjellë ndryshime në mënyrën e organizimit të njësive......
Kryeministri Rama, mesazh administratës/ “Çdo shkelje afati, duhet të ketë përgjegjës dhe kosto”
Kryeministri Edi Rama, cilëson se të gjitha çështjet që kanë pengesa ligjore duhet të ndahen dhe njerëzit duhet të marrin përgjigje. Çdo dalje nga afati duhet......
Policia, masa me nisjen e Vitit të ri shkollor/ Hita: Kamera “Smart”, kontrolle për drogën dhe luftë ndaj bullizmit
Policia e Shtetit ka hartuar plan të detajuar masash për garantimin e sigurisë në institucionet arsimore me nisjen e vitit të ri shkollor. Ai përfshin......
Rriten kontributet/ 197 milionë euro në skemën e pensioneve vetëm në Gusht
Të punësuarit në vend kanë derdhur afro 15.7 miliardë leke apo rreth 197 milionë euro në arkën e shtetit si kontribut për skemën e sigurimeve shoqërore dhe......

