“Zanati” fiton terren - 17 mijë nxënës në arsimin profesional

Për vite me radhë, arsimi profesional ka qenë një nga përgjigjet e kërkesës së tregut për punonjës të kualifikuar. Dhe shifrat tregojnë se zgjedhja për një profesion po fiton gradualisht më shumë peshë tek të rinjtë shqiptarë. Por duke ju referuar shifrave të vitit 2012, nxënësit e arsimit profesional përbënin vetëm 12.7% të totalit të nxënësve në gjimnaze. 13 vite më vonë, kjo peshë është rritur në 19.4%.
Pra, sot, pothuajse 1 në 5 nxënës të nivelit të mesëm ndjek arsimin profesional. Por rritja e peshës nuk do të thotë domosdoshmërisht se numri i nxënësve është rritur.
Në vitin 2012, arsimi profesional kishte 19596 nxënës. Numri u rrit me ritëm të shpejtë në dy vitet pasuese, duke arritur kulmin në vitin 2014, me 22801 nxënës. Më pas nisi një tendencë rënëse në vitin 2018, ku ishin 21287 nxënës, ndërsa në 2020 shifra zbriti në 19024. Rënia vijoi edhe pas pandemisë, ku në vitin 2022 arsimi profesional kishte 16813 nxënës, ndërsa një vit më vonë shifra preku nivelin më të ulët të periudhës, me vetëm 16407 nxënës.
Dy vitet e fundit sjellin një përmirësim të lehtë. Në vitin 2024 numri u rrit në 16987, ndërsa në 2025 arriti në 17190 nxënës. Por, krahasuar me pikun e vitit 2014, janë ende rreth 5600 nxënës më pak. Kontrasti bëhet edhe më i dukshëm kur shihet pesha e arsimit profesional në total. Nga 12.7% në vitin 2012, ajo është rritur në 15% në 2013, 16.3% në 2014 dhe vijon gradualisht lart, duke arritur 18.2% në 2018.
Pas një periudhe stabilizimi rreth 17–18%, pesha nis të rritet sërish dhe në vitin 2025 arrin nivelin rekord prej 19.4%. Pra, arsimi profesional po zë një hapësirë më të madhe në sistem, edhe pse numri i përgjithshëm i nxënësve të tij nuk është kthyer në nivelet e një dekade më parë.
Goditje e re për ushqimet - Çmimet rriten nga moti ekstrem dhe luftërat, sheqeri “kërcen” me 12%
Çmimet botërore të ushqimeve u rritën ndjeshëm gjatë gushtit, të ndikuara nga temperaturat e larta, kushtet e pafavorshme atmosferike, konfliktet dhe......
Ekonomia globale nuk ndalet - FMN pret rritje 3% në 2026, por energjia dhe borxhi mbeten shqetësim
Ekonomia botërore po tregohet më e qëndrueshme nga sa pritej përballë goditjes së energjisë të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme. Fondi Monetar......
Ekonomitë më të forta të BE - Portugalia kryeson punësimin, ndërsa Irlanda rritjen e PBB
Portugalia po renditet ndër ekonomitë më dinamike të Bashkimit Europian, veçanërisht sa i përket punësimit. Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se......
Kanadaja drejt BE-së/ Përplasja tregtare me SHBA-në shtyn Otavën të afrohet me Evropën
Kanadaja po shqyrton një afrim të paprecedentë me Bashkimin Evropian, ndërsa përplasja tregtare me Shtetet e Bashkuara po e shtyn Otavën të kërkojë partnerë......
Nafta, sërish mbi 100 Usd - Sulmet në Arabinë Saudite dhe anijet në Gjirin Persik rrisin frikën për furnizimet
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 2% të hënën, pas sulmeve të reja ndaj infrastrukturës energjetike dhe civile në Arabinë Saudite, si dhe goditjeve ndaj......
Peshkimi, monitorim 24 orë - GPS dhe kamera, kontroll i ri për flotën shqiptare
Anijet shqiptare të peshkimit do të jenë gjithnjë e më shumë nën monitorim elektronik. Gjurmim i pozicionit, raportim digjital i sasive të peshkuara dhe, për......
Vjen certifikata e karbonit - Fond i ri për mjedisin, projektet financohen deri në 100%
Shqipëria hedh një hap të ri drejt nxitjes së ekonomisë së gjelbër. Individët dhe bizneset që përmes aktivitetit të tyre largojnë, mbledhin dhe depozitojnë......
“Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet”/ Rama nga Berati: Ndryshon vetëm drejtimi vendor
Kryeministri Edi Rama u ndal pas Gjirokastrës e Vlorës, në Berat ku zhvilloi takim informues në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative......

