Shqipëria Postuar më 14 September 2026, 12:38

10 mijë lekë për hektar - Mbi 20 mijë fermerë përfitues në fazën e parë

Nga Elisabeta Dosku

bujqesi

Fermerët do të përfitojnë 10 mijë lekë për hektar për sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore nga Skema Kombtëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026 .

Në fazën e parë të aplikimeve janë përzgjedhur 20.042 fernerë përfitues për të cilët është kërkuar më tej dokumentacion shtesë nga ana Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, siç është vertetimi për pronësinë mbi tokën, vertetim për pagesën e detyrimeve të sigurimeve shoqërore, vertetim për detyrimet tatimore.

Kriteri kryesor i përfitueshmërisë është që sipërfaqja totale për të cilën aplikohet të jetë jo më pak se tre hektarë.

Për sipërfaqe mbi 10 hektarë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50 %, përjashtuar rastet e aplikantëve me status Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor.

Masa 9, pagesë për sipërfaqe të mbjellë ka qenë risi e Skemës dhe është aplikuar për herë të parë këtë vit, duke refelktuar dhe interes shumë të lartë të fermerëve, pasi ka numrin më të lartë të aplikimeve dhe të aplikantëve që kanë kaluar fazën e parë. 

Megjithëse lista finale e përfituesve nuk është publikuar ende, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka nisur pagesat e para nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026, për të gjithë fermerët që kanë përmbushur kriteret e përfitueshmërisë dhe kanë kaluar me sukses kontrollin administrativ dhe në terren.

AZHBR bën me dije gjithashtu se po vijon punën me kontrollin administrativ të masave të investimeve, pra masave 10, 11 dhe 12 dhe së shpejti do të lidhen dhe kontratat për këto masa. 

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026 ka shënuar një interes të lartë nga fermerët në të gjithë vendin duke regjistruar gjithsej 42.728 aplikime, ndërsa vlera e kërkesave ka arritur në 7.2  miliardë lekë, nga 5,2 miliardë lekë që është fondi i vënë në dispozicion.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat