AAPSK raporton në Kuvend: Mbi 3,100 pasuri në administrim, rriten të ardhurat dhe ripërdorimi social

Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, raportoi sot në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale të Kuvendit të Shqipërisë, mbi rezultatet e veprimtarisë së Agjencisë, administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, ripërdorimin social, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe prioritetet në kuadër të procesit të integrimit evropian.
Gjatë raportimit u evidentua transformimi i AAPSK-së drejt një modeli më aktiv, transparent dhe produktiv të administrimit të pasurive, me synim ruajtjen dhe rritjen e vlerës së tyre, si dhe rikthimin e aseteve dhe të ardhurave të krijuara prej tyre në dobi të shtetit dhe komunitetit.
Një prej treguesve kryesorë të këtij transformimi është rritja e të ardhurave nga qiradhënia e pasurive. Nga rreth 79 milionë lekë të ardhura të Agjencisë në vitin 2023, të ardhurat vetëm nga qiratë arritën rreth 160 milionë lekë në vitin 2024 dhe 221 milionë lekë në vitin 2025. Për periudhën janar–gusht 2026, nga qiratë janë siguruar rreth 180 milionë lekë, tha Xhaja.
Kryeadministratorja theksoi se të ardhurat e krijuara nga administrimi i pasurive nuk kanë vetëm një dimension financiar. Ato kalojnë në Fondin e Posaçëm, i cili përdoret për mbështetjen e institucioneve ligjzbatuese dhe strukturave që luftojnë krimin e organizuar, si dhe të organizatave që punojnë me kategoritë vulnerabël, viktimat e krimit, trafikimit dhe dhunës.
Një vëmendje e veçantë gjatë raportimit iu kushtua ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara, në kuadër edhe të angazhimeve të Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Objektivi është orientimi i të paktën 50% të pasurive të konfiskuara drejt ripërdorimit, përfshirë atë social.
Vetëm gjatë vitit 2026 janë destinuar për institucione 1.39 milionë euro dhe 21.5 milionë lekë, 11 pasuri të paluajtshme, 50 pasuri të luajtshme, 336 prova materiale dhe 491 armë për Policinë e Shtetit. Ndërkohë, për organizatat jofitimprurëse janë destinuar 150 mijë euro dhe tre pasuri të paluajtshme. Përmes një thirrjeje të Fondit të Posaçëm janë mbështetur 22 organizata që punojnë me viktimat e trafikimit, parandalimin e kriminalitetit dhe përdorimit të drogës, dhunën në familje dhe në shkolla, bullizmin dhe problematika të tjera sociale.
Në raportim u bë e ditur se AAPSK ka aktualisht në administrim 2,665 pasuri të sekuestruara, me vlerë rreth 28.5 miliardë lekë, 516 pasuri të konfiskuara, me vlerë rreth 6.8 miliardë lekë, si dhe 774 prova materiale, me vlerë rreth 1.2 miliardë lekë. Vetëm gjatë vitit 2026 janë kryer 1,175 sekuestrime pasurish, 84 konfiskime dhe 181 revokime. Rritja e volumit të pasurive në administrim lidhet edhe me intensifikimin e veprimtarisë së institucioneve ligjzbatuese dhe rezultatet e SPAK-ut në identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me origjinë kriminale.
Kryeadministratorja u ndal gjithashtu te forcimi i bashkëpunimit me prokuroritë, gjykatat, Policinë e Shtetit, BKH-në dhe strukturat e tjera ligjzbatuese, i cili ka ndihmuar në shkurtimin e kohës së ekzekutimit të vendimeve dhe marrjen më të shpejtë në administrim të pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara.
Një tjetër drejtim i rëndësishëm është bashkëpunimi ndërkombëtar. AAPSK ka intensifikuar marrëdhëniet me institucionet homologe në Itali, Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe vende të rajonit. Në këtë kuadër u veçua marrëveshja me autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, e cila përbën rastin e parë në Shqipëri të një International Asset Sharing Agreement, ku të ardhurat nga shitja e një pasurie të lidhur me një shtetas shqiptar të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar ndahen mes dy shteteve.
Në kuadër të integrimit evropian, AAPSK po punon edhe për forcimin e kapaciteteve për administrimin e aseteve virtuale dhe kriptomonedhave, një prej çështjeve të evidentuara nga Komisioni Evropian. Agjencia ka investuar në trajnimin e stafit, përshtatjen e kuadrit ligjor dhe ngritjen e kapaciteteve teknike dhe institucionale për ruajtjen, administrimin dhe destinimin e këtyre aseteve në rast sekuestrimi apo konfiskimi.
Për periudhën 2025–2030, ndër prioritetet strategjike të AAPSK-së janë krijimi i një sistemi të përbashkët ndërinstitucional për ekzekutimin e vendimeve dhe menaxhimin e pasurive, digjitalizimi i plotë i arkivës, përmirësimi i mëtejshëm i kuadrit ligjor dhe rritja e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara.
Në përfundim të raportimit u theksua se objektivi i AAPSK-së është kalimi nga një institucion që thjesht merr dhe mban pasuri në administrim, në një institucion që i administron ato në mënyrë aktive, transparente dhe produktive, duke ia rikthyer vlerën e tyre shtetit dhe shoqërisë.
Çmimet “nën lupë” - Musabelliu: Do të identifikojmë hallkën ku shtrenjtohen produktet
Çmimi i të njëjtit produkt mund të ndryshojë nga një market në tjetrin, por konsumatori shqiptar sot nuk ka një pasqyrë të unifikuar për t’i krahasuar. Kjo......
10 mijë lekë për hektar - Mbi 20 mijë fermerë përfitues në fazën e parë
Fermerët do të përfitojnë 10 mijë lekë për hektar për sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore nga Skema Kombtëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026 . Në fazën......
Fillon shkolla! - 25 mijë nxënës ulen në banka për herë të parë
Nxënësit në të gjithë vendin kanë filluar këtë të hënë vitin e ri shkollor, ndërsa 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në bankat e shkollës”. Dita e parë,......
Fluturimet gjatë verës/ Shqipëria mes vendeve me rritje të lartë të trafikut ajror
Shqipëria ka qenë ndër vendet europiane me rritjen më të lartë të trafikut ajror gjatë muajve të verës 2026. Sipas raportit të fundit të EUROCONTROL, gjatë......
Më pak investime jashtë - BSH: Rreth 80 milionë euro u kanalizuan drejt bizneseve dhe kompanive të huaja
Kapitali që del nga Shqipëria për t’u investuar jashtë vendit ka arritur në dhjetëra milionë euro gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Sipas të dhënave të......
IA në mësime? Pothuajse gjysma e nxënësve shqiptarë e përdorin çdo javë
Inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më e pranishme edhe në arsim, duke u përdorur nga nxënësit për të mbështetur procesin e të mësuarit, për të......
Katastrofat tronditin sigurimet - Dëmet rriten, pronat nënvlerësohen dhe kostot e rindërtimit krijojnë një tjetër faturë
Katastrofat natyrore po krijojnë një problem të ri për tregun e sigurimeve: jo vetëm sa dëm shkaktohet, por nëse prona ishte siguruar për vlerën reale që do......
Arsimi, faturë 277 mln euro/ Shërbimet zënë rreth 3.3% të buxhetit të familjeve
Dita e parë e shkollës rikthen vëmendjen jo vetëm te bankat, librat dhe nxënësit, por edhe te fatura që arsimi përfaqëson për familjet shqiptare. “Scan Intel”......

