Investitorët sjellin para’ të reja/ Kapitali i ri merr peshën, fitimet e riinvestuara tërhiqen

Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë arritur një tjetër rekord në gjysmën e parë të vitit 2026, duke prekur shifrën e 1.14 miliardë eurove, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur investimet fiksoheshin në rreth 759 milionë euro, rritja arrin në 50.8%.
Por cili tregues ka shtyrë përpara këtë rritje rekord?
Referuar të dhënave, këtë herë rritja e investimeve të huaja direkte ka ardhur kryesisht nga kapitali i ri dhe aksionet, ndryshe nga periudhat e mëparshme kur një peshë më të madhe mbanin fitimet e riinvestuara.
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2026, investimet në formën e kapitalit dhe aksioneve arritën në rreth 684 milionë euro, nga afro 346 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kjo do të thotë se brenda një viti ky komponent është rritur me rreth 98%, duke u dyfishuar pothuajse plotësisht.
Vetëm gjatë tremujorit të dytë, kapitali dhe aksionet arritën në rreth 497 milionë euro, nga afro 199 milionë euro një vit më parë, ose rreth 150% më shumë.
Si rezultat, kapitali dhe aksionet përbëjnë rreth 60% të totalit të investimeve të huaja direkte të regjistruara gjatë gjysmës së parë të këtij viti.
Në kahun tjetër, fitimet e riinvestuara kanë shënuar një ecuri më të dobët. Në Janar-Qershor 2026 ato arritën në rreth 408 milionë euro, nga afro 420 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke rënë me rreth 3%.
Vetëm në tremujorin e dytë të vitit, investimet e huaja direkte në total arritën në rreth 741 milionë euro, kundrejt afro 398 milionë eurove në të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke u rritur me mbi 86%.
Në këtë periudhë, vëmendja është përqendruar edhe te projekti i madh i zhvillimit në Zvërnec, i cili përkon me flukse të konsiderueshme kapitali në sektorin e pasurive të paluajtshme.
Të dhënat sinjalizojnë kështu një ndryshim të rëndësishëm në strukturën e investimeve të huaja në vend. Rritja e këtij viti nuk po mbështetet kryesisht te fitimet që kompanitë ekzistuese zgjedhin të riinvestojnë, por te një fluks shumë më i lartë kapitali.
Pikë referimi, kryeministri Edi Rama në Napoli për inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në......
“Mungesë mbështetje” Bekim Sejdiu njofton se tërhiqet nga kandidimi për president të Kosovës
Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidimi për president të Kosovës për shkak të, siç tha, mungesës së nevojshme të deputetëve për zgjedhjen e......
Forcohet rrjeti i sigurisë financiare, Banka Qendrore e Kosovës pranohet në mekanizmin EUREP
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka pranuar konfirmimin për përfshirjen e saj në mekanizmin e avancuar të Eurosistemit për transaksionet REPO me......
Frenimi i zhvillimit, Sam Altman "ngrin" ofertën publike fillestare të OpenAI
Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, njoftoi se kompania që krijoi ChatGPT nuk do të dalë në bursë këtë vit, duke përmendur rreziqet e sigurisë që lidhen......
Greqi, dita e parë e shkollës nis me mungesa, 8500 vende të lira pune për mësues
Më shumë se 1,000 edukatore kopshtesh dhe mësues mungojnë në shkollat greke, ndërsa kërkesa për mësim normal tejkalon 8500 që në ditën e parë të shkollës......
Dita e Parë e Shkollës, Tatimet: Prindër mos harroni që shpenzimet për arsimin zbriten nga baza tatimore
Në ditën e parë të shkollës, bashkë me urimin, administrate tatimore u ka rikujtuar prindërve që kanë të ardhura vjetore nën 1.2 milionë lekë se mund të......
Aksionet globale të inteligjencës artificiale bien pas thirrjes së CEO-ve për ngadalësim të zhvillimit
Aksionet e lidhura me inteligjencën artificiale ranë në mbarë botën të hënën, pasi udhëheqësit e kompanive më të mëdha të inteligjencës artificiale......
Bota në 24 orë
Çdo ditë ora 21:00

