Triliona euro “flenë” në banka - Kursimet e BE-së humbasin vlerë. Brukseli kërkon t’i kthejë në investime

Miliarda euro të familjeve europiane po qëndrojnë të papërdorura në llogari bankare, ndërsa inflacioni po gërryen gradualisht vlerën e tyre. Sipas një analize të Revolut, në 12 nga 20 tregjet europiane të përfshira në studim, interesat mesatare të depozitave njëvjeçare janë më të ulëta se inflacioni.
Në total, depozitat ofrojnë një kthim mesatar prej 2.76%, kundrejt një inflacioni prej 2.94%. Kjo do të thotë se edhe qytetarët që i mbajnë paratë në depozitë po humbasin fuqi blerëse në terma realë.
Sipas përllogaritjeve të Revolut, një person që mban 10 mijë euro në cash humbet mesatarisht rreth 638 euro në vit krahasuar me kthimin e mundshëm nga investimi në tregun europian të aksioneve. Nëse kjo llogaritet për 6.3 trilionë euro depozita, bëhet fjalë për rreth 422 miliardë euro në vit që nuk shkojnë drejt investimeve në bizneset europiane.
Një nga arsyet kryesore është pasiviteti i kursimtarëve. Dy të tretat e të anketuarve nuk kanë ndryshuar kurrë bankë për të përfituar një normë më të mirë interesi. Ndërkohë, 46% nuk e vlerësojnë saktë se si inflacioni ndikon te kursimet e tyre dhe 19% nuk janë fare të vetëdijshëm për këtë ndikim.
Problemi nuk është i njëjtë në të gjithë Europën. Gjermania dhe Franca kanë ndër rezervat më të mëdha të parave të qëndruara në depozita, ndërsa vendet e Europës Qendrore dhe Lindore përballen me diferenca më të mëdha mes inflacionit dhe interesave bankare. Në të njëjtën kohë, rreth një në pesë europianë nuk ka fare kursime.
Çështja tashmë është kthyer edhe në prioritet politik për Brukselin. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka argumentuar se Europa nuk ka mungesë kursimesh, por mungesë investimesh në kompanitë e saj. Përmes Unionit të Kursimeve dhe Investimeve, BE synon të kanalizojë një pjesë të këtyre parave drejt tregjeve të kapitalit dhe bizneseve europiane.
Sipas Komisionit Europian, familjet e BE-së mbajnë rreth 10 trilionë euro në llogari bankare. Në të njëjtën kohë, Europa ka nevojë për 750–800 miliardë euro investime shtesë çdo vit deri në vitin 2030 për energjinë, digjitalizimin, mbrojtjen dhe infrastrukturën. Kjo e bën kapitalin e “fjetur” të familjeve një burim gjithnjë e më të rëndësishëm për ekonominë europiane
Europa do mbetet pa IA - Lagarde paralajmëron për varësinë nga teknologjia amerikane
Europa përballet me një rrezik të paprecedentë nëse humbet aksesin te teknologjia e inteligjencës artificiale, paralajmëroi presidentja e Bankës Qendrore......
QKB thellon bashkëpunimin me Italinë - Shërbime më të shpejta dhe digjitale për biznesin
Qendra Kombëtare e Biznesit ka pritur në Tiranë një delegacion të InfoCamere, shoqëria informatike e Dhomave të Tregtisë Italiane, në kuadër të forcimit të......
Siguri për sistemin financiar - Banka Qendrore e Kosovës, likuiditet shtesë në euro për raste emergjente
Banka Qendrore e Kosovës ka marrë konfirmimin për përfshirjen në mekanizmin e avancuar EUREP të Bankës Qendrore Europiane, një instrument që u mundëson......
Vuçiç ndryshon strategji - Mes protestave studentore njofton dorëheqjen dhe kandidon për kryeministër
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do të largohet nga posti më 27 shtator dhe do të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme......
Danimarka kërkon punëtorë - Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, mes 16 vendeve të përzgjedhura për rekrutim
Danimarka do të hapë nga 1 janari 2027 një skemë të re punësimi për shtetasit e 16 vendeve jashtë Bashkimit Evropian, mes tyre Shqipëria dhe Maqedonia e......
Investitorët sjellin para’ të reja/ Kapitali i ri merr peshën, fitimet e riinvestuara tërhiqen
Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë arritur një tjetër rekord në gjysmën e parë të vitit 2026, duke prekur shifrën e 1.14 miliardë eurove, sipas të......
Pikë referimi, kryeministri Edi Rama në Napoli për inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në......
“Mungesë mbështetje” Bekim Sejdiu njofton se tërhiqet nga kandidimi për president të Kosovës
Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidimi për president të Kosovës për shkak të, siç tha, mungesës së nevojshme të deputetëve për zgjedhjen e......

