Banesat pa leje në tokë private - Si do të bëhet legalizimi? Detyrim për marrëveshje noteriale

Qeveria parashikon ti japë zgjidhje legalizimit të banesave pa leje të ndërtuara në tokë private të palëve të treta, duke përcaktuar procesin se di do të funksionojë kur ka plane për pallate të reja.
Konkretisht, referuar nenit 6 të projektligjit “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, të hedhur për konsultim publik, objektet pa leje me funksion banimi, sipërfaqja e bazës së të cilave shtrihet plotësisht mbi tokë private të të tretëve, ku dokumentet e miratuara të planifikimit të territorit parashikojnë ndërtime mbi 6 kate nga niveli zero, do të legalizohen me kusht.
Konkretisht, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, do të vijojë procedurat administrative të legalizimit dhe, në rast të përmbushjes së kushteve dhe kritereve të parashikuara në ligj, do të miratojë legalizimin vetëm të objektit.
Përpara miratimit të vendimit të legalizimit, subjekti depoziton pranë ASHK-së një deklaratë noteriale, me anë të së cilës pranon që, në rast të zhvillimit të parcelës ndërtimore sipas dokumenteve të miratuara të planifikimit të territorit, sipërfaqja ndërtimore që do t’i vihet në dispozicion në objektin që do të zhvillohet, përcaktohet me marrëveshje noteriale ndërmjet tij dhe pronarit të truallit ose investitorit.
Në mungesë të marrëveshjes noteriale, subjekti pranon kalimin në pronësi të tij të një sipërfaqeje banimi sipas normave të strehimit për familjet e pastreha, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Marrëveshja noteriale depozitohet pranë autoritetit përgjegjës për zhvillimin e territorit dhe ASHK-së.
Draftligji parashikon se në rast se subjekti nuk depoziton deklaratën noteriale, Agjencia Shtetërore e Kadastrës vendos përjashtimin e objektit nga procedurat e legalizimit.
Në dokument, theksohet se të drejtat dhe detyrimet ndërmjet palëve mbi parcelën ndërtimore konsiderohen të rregulluara sipas akteve noteriale të sipërcituara dhe ASHK nuk vijon procedurat e kalimit të pronësisë mbi truallin e parcelës ndërtimore.
Në rastin kur miratohet vendimi i legalizimi vetëm për objektin, bëhet regjistrimi i tij në regjistrat kadastral dhe vendoset shënimi përkatës deri në rregullimin e marrëdhënieve me truallin.
Për këto kategori banesash ASHK kryen procedurën e evidentimit në terren. Nëse nga kjo procedurë rezulton se objekti nuk ekziston fizikisht në terren, ASHK vendos përjashtimin nga legalizimi të objektit.
Për objektet pa leje me funksion social ekonomik, poseduesit nuk përfitojnë nga trajtimi.
BE përplaset për energjinë - Parlamenti Europian kërkon afate më të shkurtra dhe miratim automatik për projektet
Parlamenti Europian po kërkon rregulla më të forta dhe të unifikuara për dhënien e lejeve për projektet energjetike, duke synuar të përshpejtojë ndërtimin e......
Triliona euro “flenë” në banka - Kursimet e BE-së humbasin vlerë. Brukseli kërkon t’i kthejë në investime
Miliarda euro të familjeve europiane po qëndrojnë të papërdorura në llogari bankare, ndërsa inflacioni po gërryen gradualisht vlerën e tyre. Sipas një analize......
Europa do mbetet pa IA - Lagarde paralajmëron për varësinë nga teknologjia amerikane
Europa përballet me një rrezik të paprecedentë nëse humbet aksesin te teknologjia e inteligjencës artificiale, paralajmëroi presidentja e Bankës Qendrore......
QKB thellon bashkëpunimin me Italinë - Shërbime më të shpejta dhe digjitale për biznesin
Qendra Kombëtare e Biznesit ka pritur në Tiranë një delegacion të InfoCamere, shoqëria informatike e Dhomave të Tregtisë Italiane, në kuadër të forcimit të......
Siguri për sistemin financiar - Banka Qendrore e Kosovës, likuiditet shtesë në euro për raste emergjente
Banka Qendrore e Kosovës ka marrë konfirmimin për përfshirjen në mekanizmin e avancuar EUREP të Bankës Qendrore Europiane, një instrument që u mundëson......
Vuçiç ndryshon strategji - Mes protestave studentore njofton dorëheqjen dhe kandidon për kryeministër
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do të largohet nga posti më 27 shtator dhe do të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme......
Danimarka kërkon punëtorë - Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, mes 16 vendeve të përzgjedhura për rekrutim
Danimarka do të hapë nga 1 janari 2027 një skemë të re punësimi për shtetasit e 16 vendeve jashtë Bashkimit Evropian, mes tyre Shqipëria dhe Maqedonia e......
Investitorët sjellin para’ të reja/ Kapitali i ri merr peshën, fitimet e riinvestuara tërhiqen
Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë arritur një tjetër rekord në gjysmën e parë të vitit 2026, duke prekur shifrën e 1.14 miliardë eurove, sipas të......

