Shqipëria, pranë nivelit të BE/ Shkalla e punësimit rritet lehtë duke kryesuar rajonin

Tregu i punës vijoi të shënojë përmirësim gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, me një rritje të lehtë të shkallës së punësimit në Shqipëri. Sipas të dhënave të INSTAT, shkalla e punësimit për personat e moshës 20-64 vjeç në Shqipëri arriti në 75.2%
Krahasuar me tre muajt e parë të vitit, treguesi në Shqipëri u rrit me 0.2 pikë përqindjeje, duke sinjalizuar një përmirësim të moderuar të situatës së punësimit. Në të njëjtën periudhë, edhe në Bashkimin Europian u regjistrua një rritje, ndonëse më e vogël, me shkallën e punësimit që shkoi nga 76.3% në 76.4%.
Kjo do të thotë se Shqipëria ndodhet vetëm 1.2 pikë përqindjeje poshtë mesatares së BE-së për këtë tregues. Diferenca mbetet relativisht e ngushtë, veçanërisht nëse krahasohet me disa vende të tjera të rajonit.
Në Ballkan, Shqipëria rezulton me një shkallë punësimi më të lartë se Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Në Serbi, treguesi për grupmoshën 20-64 vjeç ishte 71.7%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut 64.6%.
Krahasimi tregon se Shqipëria po pozicionohet në një nivel relativisht të lartë të punësimit në raport me disa prej vendeve të rajonit. Megjithatë, një tregues i lartë punësimi nuk tregon i vetëm të gjithë panoramën e tregut të punës, pasi pas tij qëndrojnë faktorë të ndryshëm si pjesëmarrja në forcat e punës, papunësia dhe numri i personave ekonomikisht joaktivë.
Ndërkohë, në vendet e Bashkimit Europian, zhvillimet gjatë tremujorit të dytë kanë qenë të ndryshme. Nga vendet ku punësimi u rrit, Portugalia dhe Malta regjistruan rritjen më të madhe, me nga 0,6 pikë përqindjeje secila.
Në total, gjatë kalimit nga tremujori i parë në të dytin, shkalla e punësimit u rrit në 14 vende të BE-së. Në katër vende treguesi mbeti i pandryshuar, ndërsa në nëntë vende të tjera punësimi shënoi rënie.Rëniet më të mëdha u regjistruan në Austri, ku shkalla e punësimit u ul me 0,4 pikë përqindjeje. Pas saj vijnë Lituania dhe Suedia, me një rënie prej 0,3 pikë përqindjeje secila.
Ngritja e kooperativave të energjisë - ERE nxjerr rregullat për procedurat dhe anëtarësimin, kushtet për funksionimin e skemës
Enti Rregullator i Energjisë ka nxjerrë për konsultim dy dokumente, që përcaktojnë procedurat për regjistrimin e Komuniteteve të Energjisë së Rinovueshme, si......
Shqipëri-Japoni, partneritet për sigurinë - Në fokus forcimi dhe bashkëpunimi në mbrojtje dhe siguri
Shqipëria dhe Japonia synojnë të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi një takim me......
Qeveria ashpërson rregullat - Miliona euro investime për të blerë pronat me kontrata “1 euro”
Pronat shtetërore të dhëna me tarifën simbolike “1 euro” do të jenë subjekt i rregullave më të forta për investimet, punësimin dhe kalimin në pronësi private.......
Banesat pa leje në tokë private - Si do të bëhet legalizimi? Detyrim për marrëveshje noteriale
Qeveria parashikon ti japë zgjidhje legalizimit të banesave pa leje të ndërtuara në tokë private të palëve të treta, duke përcaktuar procesin se di do të......
BE përplaset për energjinë - Parlamenti Europian kërkon afate më të shkurtra dhe miratim automatik për projektet
Parlamenti Europian po kërkon rregulla më të forta dhe të unifikuara për dhënien e lejeve për projektet energjetike, duke synuar të përshpejtojë ndërtimin e......
Triliona euro “flenë” në banka - Kursimet e BE-së humbasin vlerë. Brukseli kërkon t’i kthejë në investime
Miliarda euro të familjeve europiane po qëndrojnë të papërdorura në llogari bankare, ndërsa inflacioni po gërryen gradualisht vlerën e tyre. Sipas një analize......
Europa do mbetet pa IA - Lagarde paralajmëron për varësinë nga teknologjia amerikane
Europa përballet me një rrezik të paprecedentë nëse humbet aksesin te teknologjia e inteligjencës artificiale, paralajmëroi presidentja e Bankës Qendrore......
QKB thellon bashkëpunimin me Italinë - Shërbime më të shpejta dhe digjitale për biznesin
Qendra Kombëtare e Biznesit ka pritur në Tiranë një delegacion të InfoCamere, shoqëria informatike e Dhomave të Tregtisë Italiane, në kuadër të forcimit të......

