Tarifa me fasha për ujin - Faturim sipas konsumit, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

Tarifat e ujit mund të ndryshojnë në varësi të sasisë së konsumuar, ndërsa për zonat turistike propozohet edhe një mekanizëm sezonal. Enti Rregullator i Ujit ka nisur procedurën për rishikimin e metodologjisë së miratimit të tarifave të shërbimeve ujësjellës-kanalizime, duke parashikuar krijimin e bazës rregullatore për aplikimin e tarifave me fasha apo blloqe konsumi. Një skemë e ngjashme aplikohet aktualisht për energjinë elektrike, sipas së cilës konsumi mbi 700 kWh paguhet më shtrenjtë.
Një propozim konkret është paraqitur ndërkohë nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime për Shoqëritë Rajonale Durrës, Vlorë dhe Sarandë. Kërkesa parashikon aplikimin e një mekanizmi sezonal tarifimi me fasha konsumi në këto tre zona, me qëllim menaxhimin e kërkesës për ujë gjatë periudhave me ngarkesë të lartë turistike.
Ndryshimet synojnë që tarifimi të përdoret edhe si instrument për menaxhimin e konsumit, në një kohë kur gjatë sezonit turistik kërkesa për ujë në zonat bregdetare rritet ndjeshëm. Megjithatë, dokumenti nuk përcakton ende pragjet e konsumit që do të ndajnë fashat dhe as nivelet konkrete të tarifave që mund të aplikohen.
Rishikimi i metodologjisë prek edhe procedurat që ndjekin shoqëritë ujësjellës-kanalizime për tarifat. Ndër të tjera, propozohet që afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit të aplikimit të zhvendoset nga 30 qershori në 30 nëntor. Gjithashtu parashikohet një periudhë tranzitore deri në një vit, gjatë së cilës shoqëritë mund të vazhdojnë të aplikojnë tarifat ekzistuese deri në hyrjen në fuqi të vendimit të ri tarifor.
Metodologjia e tarifave përcakton mënyrën se si llogariten dhe miratohen çmimet e shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve, duke marrë në konsideratë kostot e operatorëve, performancën e tyre dhe përballueshmërinë e faturës për konsumatorët.
4.1 milionë lekë për një ushtarak shqiptar në Gaza - Sa do të jetë kostoja financiare e misionit? Vihali: Do të kenë vetëm detyra humanitare
Rreth 4.1 milionë lekë do i kushtojë përafërsisht Shqipërisë dërgimi i një ushtaraku në Forcën e Stabilitetit të Gazas. Në total, kostoja financiare për 40......
Turizmi “shtyn” konsumin/ Tregtia me pakicë rritet 6.8%. Shitjet e karburanteve shtohen 8.4%
Konsumi ka vijuar të zgjerohet në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, periudhë që përkon edhe me nisjen e sezonit të fortë turistik. Sipas......
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan vijon te mos rikuperojë ndaj monedhës vendase duke mbetur ende nen kuotën e 80 lekë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 79.1 lekë dhe......
Shqipëria, pranë nivelit të BE/ Shkalla e punësimit rritet lehtë duke kryesuar rajonin
Tregu i punës vijoi të shënojë përmirësim gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, me një rritje të lehtë të shkallës së punësimit në Shqipëri. Sipas të......
Ngritja e kooperativave të energjisë - ERE nxjerr rregullat për procedurat dhe anëtarësimin, kushtet për funksionimin e skemës
Enti Rregullator i Energjisë ka nxjerrë për konsultim dy dokumente, që përcaktojnë procedurat për regjistrimin e Komuniteteve të Energjisë së Rinovueshme, si......
Shqipëri-Japoni, partneritet për sigurinë - Në fokus forcimi dhe bashkëpunimi në mbrojtje dhe siguri
Shqipëria dhe Japonia synojnë të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi një takim me......
Qeveria ashpërson rregullat - Miliona euro investime për të blerë pronat me kontrata “1 euro”
Pronat shtetërore të dhëna me tarifën simbolike “1 euro” do të jenë subjekt i rregullave më të forta për investimet, punësimin dhe kalimin në pronësi private.......
Banesat pa leje në tokë private - Si do të bëhet legalizimi? Detyrim për marrëveshje noteriale
Qeveria parashikon ti japë zgjidhje legalizimit të banesave pa leje të ndërtuara në tokë private të palëve të treta, duke përcaktuar procesin se di do të......

