4.1 milionë lekë për një ushtarak shqiptar në Gaza - Sa do të jetë kostoja financiare e misionit? Vihali: Do të kenë vetëm detyra humanitare

Rreth 4.1 milionë lekë do i kushtojë përafërsisht Shqipërisë dërgimi i një ushtaraku në Forcën e Stabilitetit të Gazas. Në total, kostoja financiare për 40 efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë që do të shërbejnë në mision, përllogaritet në 164 milionë lekë.
Kjo kosto përfshin trajtimin me dietë për ditë qëndrimi përveç pagës mujore, sigurimin e jetës dhe kthimin në atdhe në rast vdekje, shpenzimet për ushqim, sigurimin shëndetësor për ditët e udhëtimit dhe periudhën jashtë zonës së operacionit, mbështetje shëndetësore, shpenzime për telefoni, internet dhe shërbimet postare, si dhe çdo shpenzim tjetër të nevojshëm për mbarëvajtjen dhe kryerjen e operacionit.
“Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm kanë bërë një kalkulim të kostos për pjesëmarrjen e trupave, dhe kjo është përafërt në varësi të situatës, ne mund t’ju themi që ky mision, në terma financiarë, mund të arrijë për një ushtarak, për një tur, për një tur gjashtëmujor të tij, mund të arrijë në vlerën e 4 milion e 100 mijë lek” tha Koloneli Nesti Resulaj.
Forcat tona do të kenë për detyrë mbështetjen e operacionit të sigurisë dhe stabilitetit, mbrojtjen e personelit dhe infrastrukturës, mbështetjen e operacioneve humanitare, si dhe monitorimin e raportimin e situatës së sigurisë. Nënkoloneli Florenc Vihali theksoi se ushtarakët tanë nuk do të angazhohen në detyra luftarake, por vetëm në detyra humanitare.
“Fillimisht nuk do të dërgohen të gjitha trupat, do të dërgohet një personel prej 3 vetash që do të shërbejë në Shtabin e Komandës, e cila do të krijojë kushte dhe do të koordinojë për të dërguar pjesën tjetër në mision. Detyrat sipas projektligjit janë të saktë, nuk do të përfshihemi në detyra luftarake, por thjesht në detyra humanitare”, u shpreh Nënkoloneli Florenc Vihali.
Projektligji është propozuar për shqyrtim me procedurë të përshpejtuar. I gjithë misioni do të mbulohet me fonde nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.
Turizmi “shtyn” konsumin/ Tregtia me pakicë rritet 6.8%. Shitjet e karburanteve shtohen 8.4%
Konsumi ka vijuar të zgjerohet në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, periudhë që përkon edhe me nisjen e sezonit të fortë turistik. Sipas......
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan vijon te mos rikuperojë ndaj monedhës vendase duke mbetur ende nen kuotën e 80 lekë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 79.1 lekë dhe......
Shqipëria, pranë nivelit të BE/ Shkalla e punësimit rritet lehtë duke kryesuar rajonin
Tregu i punës vijoi të shënojë përmirësim gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, me një rritje të lehtë të shkallës së punësimit në Shqipëri. Sipas të......
Ngritja e kooperativave të energjisë - ERE nxjerr rregullat për procedurat dhe anëtarësimin, kushtet për funksionimin e skemës
Enti Rregullator i Energjisë ka nxjerrë për konsultim dy dokumente, që përcaktojnë procedurat për regjistrimin e Komuniteteve të Energjisë së Rinovueshme, si......
Shqipëri-Japoni, partneritet për sigurinë - Në fokus forcimi dhe bashkëpunimi në mbrojtje dhe siguri
Shqipëria dhe Japonia synojnë të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi një takim me......
Qeveria ashpërson rregullat - Miliona euro investime për të blerë pronat me kontrata “1 euro”
Pronat shtetërore të dhëna me tarifën simbolike “1 euro” do të jenë subjekt i rregullave më të forta për investimet, punësimin dhe kalimin në pronësi private.......
Banesat pa leje në tokë private - Si do të bëhet legalizimi? Detyrim për marrëveshje noteriale
Qeveria parashikon ti japë zgjidhje legalizimit të banesave pa leje të ndërtuara në tokë private të palëve të treta, duke përcaktuar procesin se di do të......
BE përplaset për energjinë - Parlamenti Europian kërkon afate më të shkurtra dhe miratim automatik për projektet
Parlamenti Europian po kërkon rregulla më të forta dhe të unifikuara për dhënien e lejeve për projektet energjetike, duke synuar të përshpejtojë ndërtimin e......

