Pronat e shtetit, me kontratë - Jepen për OJF-të për 10 vite, rinovim kur investohet mbi 5 milionë euro

Institucionet qendrore që administrojnë prona publike do tu nënshtrohen rregullave të reja. “Projektligji për pronat e paluajtshme të shtetit në Republikën e Shqipërisë” i hedhur për konsultim publik përcakton se si do të veprohet me pronat e paluajtshme të shtetit, të cilat u kalojnë në përgjegjësi administrimi institucioneve qendrore, për t’u vendosur në dispozicion të subjekteve private, që synojnë realizimin e një interesi publik pa qëllim fitimi.
Konkretisht bëhet fjalë për ato të themeluara dhe që funksionojnë sipas legjislacionit në fuqi për organizatat jofitimprurëse.
Draftligji përcakton se pronat që u jepen OJF-ve do të lejohen të përdoren për një periudhë jo më shumë se 10 vjeçare nga subjekti privat jofitimprurës, me të drejtë ripërtëritje, kur destinacioni i përdorimit dhe zhvillimit të pronës nuk ndryshon dhe kur në pronë është kryer investim mbi 5 milionë euro për qëllimet e aktivitetit të tij.
Referuar dokumentit, në çdo rast, në kontratën e përdorimit do të specifikohet se pronës nuk mund t’i ndryshohet destinacioni. Në asnjë rast kjo pronë, së bashku me ndërtimet, investimet dhe përmirësimet e saj, të cilat shërbejnë për interes publik, nuk mund të jetë objekt i asnjë barre hipotekore apo procedure ligjore nga kreditorët e subjektit juridik privat jofitimprurës, për të realizuar vjeljen e detyrimeve që këta kreditorë kanë ndaj personit juridik privat jofitimprurës.
Në rast se prona nuk përdoret në përputhje me qëllimin dhe destinacionin për të cilin është dhënë në përdorim, Këshilli i Ministrave i ndryshon përgjegjësinë e administrimit të pronës, duke përcaktuar dhe përfundimin e dhënies në përdorim. Të drejtat dhe detyrimet e palëve rregullohen sipas dispozitave të kontratës përkatëse.
Sipas draftit, institucioni që ka në përgjegjësi administrimin e pronës dhe ka lidhur kontratën e përdorimit, ka detyrimin të monitorojë zbatimin e kontratës nga subjekti privat dhe të raportojë pranë Agjencisë Shtetërore të Pronës çdo shkelje të saj.
Tarifa me fasha për ujin - Faturim sipas konsumit, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën
Tarifat e ujit mund të ndryshojnë në varësi të sasisë së konsumuar, ndërsa për zonat turistike propozohet edhe një mekanizëm sezonal. Enti Rregullator i Ujit......
4.1 milionë lekë për një ushtarak shqiptar në Gaza - Sa do të jetë kostoja financiare e misionit? Vihali: Do të kenë vetëm detyra humanitare
Rreth 4.1 milionë lekë do i kushtojë përafërsisht Shqipërisë dërgimi i një ushtaraku në Forcën e Stabilitetit të Gazas. Në total, kostoja financiare për 40......
Turizmi “shtyn” konsumin/ Tregtia me pakicë rritet 6.8%. Shitjet e karburanteve shtohen 8.4%
Konsumi ka vijuar të zgjerohet në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, periudhë që përkon edhe me nisjen e sezonit të fortë turistik. Sipas......
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan vijon te mos rikuperojë ndaj monedhës vendase duke mbetur ende nen kuotën e 80 lekë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 79.1 lekë dhe......
Shqipëria, pranë nivelit të BE/ Shkalla e punësimit rritet lehtë duke kryesuar rajonin
Tregu i punës vijoi të shënojë përmirësim gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, me një rritje të lehtë të shkallës së punësimit në Shqipëri. Sipas të......
Ngritja e kooperativave të energjisë - ERE nxjerr rregullat për procedurat dhe anëtarësimin, kushtet për funksionimin e skemës
Enti Rregullator i Energjisë ka nxjerrë për konsultim dy dokumente, që përcaktojnë procedurat për regjistrimin e Komuniteteve të Energjisë së Rinovueshme, si......
Shqipëri-Japoni, partneritet për sigurinë - Në fokus forcimi dhe bashkëpunimi në mbrojtje dhe siguri
Shqipëria dhe Japonia synojnë të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi një takim me......
Qeveria ashpërson rregullat - Miliona euro investime për të blerë pronat me kontrata “1 euro”
Pronat shtetërore të dhëna me tarifën simbolike “1 euro” do të jenë subjekt i rregullave më të forta për investimet, punësimin dhe kalimin në pronësi private.......

