Lobimi del në dritë - Ligji i ri synon të bëjë transparente ndikimin e interesave në vendimmarrjen publike

Transparenca e lobimit dhe mënyra se si interesat ndikojnë në vendimmarrjen publike ishin në fokus të një takimi të organizuar nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Komisioneri Besnik Dervishi tha se kuadri i ri ligjor synon të bëjë të dukshme marrëdhënien mes lobistëve dhe institucioneve publike, duke i dhënë publikut mundësinë të dijë se kush kërkon të ndikojë në vendimmarrje dhe për çfarë çështjesh.
“Publiku duhet ta dijë kush trokiti, për kë dhe për çfarë”, u shpreh Dervishi.
Ligji nr. 12/2026 “Për Lobimin në Republikën e Shqipërisë” i ngarkon Zyrës së Komisionerit mbikëqyrjen e këtij kuadri dhe hartimin e akteve nënligjore për zbatimin e tij. Sipas Komisionerit, transparenca e lobimit lidhet drejtpërdrejt me të drejtën e informimit dhe llogaridhënien e institucioneve publike.
Në aktivitet u prezantua edhe një paketë me tetë projektakte nënligjore, të cilat përcaktojnë funksionimin e Regjistrit të Lobimit, procedurat e regjistrimit, deklarimin e veprimtarisë, verifikimin e të dhënave dhe standardet e sjelljes.
Në diskutime morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike, Këshillit të Evropës, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile. Vëmendje iu kushtua edhe konfliktit të interesit dhe nevojës për një mekanizëm funksional e të zbatueshëm në praktikë.
Dervishi e cilësoi zbatimin e kuadrit të ri si një sfidë institucionale, duke theksuar se Shqipëria duhet të përfitojë nga përvojat europiane, por të ndërtojë një sistem të përshtatur me realitetin dhe nevojat e vendit.
Rama në Napoli, fokusi te gjuha shqipe - Forcohet bashkëpunimi akademik për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës e kulturës shqiptare
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Napoli, ka vizituar Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”, një prej qendrave historike të......
Pronat e shtetit, me kontratë - Jepen për OJF-të për 10 vite, rinovim kur investohet mbi 5 milionë euro
Institucionet qendrore që administrojnë prona publike do tu nënshtrohen rregullave të reja. “Projektligji për pronat e paluajtshme të shtetit në Republikën e......
Tarifa me fasha për ujin - Faturim sipas konsumit, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën
Tarifat e ujit mund të ndryshojnë në varësi të sasisë së konsumuar, ndërsa për zonat turistike propozohet edhe një mekanizëm sezonal. Enti Rregullator i Ujit......
4.1 milionë lekë për një ushtarak shqiptar në Gaza - Sa do të jetë kostoja financiare e misionit? Vihali: Do të kenë vetëm detyra humanitare
Rreth 4.1 milionë lekë do i kushtojë përafërsisht Shqipërisë dërgimi i një ushtaraku në Forcën e Stabilitetit të Gazas. Në total, kostoja financiare për 40......
Turizmi “shtyn” konsumin/ Tregtia me pakicë rritet 6.8%. Shitjet e karburanteve shtohen 8.4%
Konsumi ka vijuar të zgjerohet në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, periudhë që përkon edhe me nisjen e sezonit të fortë turistik. Sipas......
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan vijon te mos rikuperojë ndaj monedhës vendase duke mbetur ende nen kuotën e 80 lekë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 79.1 lekë dhe......
Shqipëria, pranë nivelit të BE/ Shkalla e punësimit rritet lehtë duke kryesuar rajonin
Tregu i punës vijoi të shënojë përmirësim gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, me një rritje të lehtë të shkallës së punësimit në Shqipëri. Sipas të......
Ngritja e kooperativave të energjisë - ERE nxjerr rregullat për procedurat dhe anëtarësimin, kushtet për funksionimin e skemës
Enti Rregullator i Energjisë ka nxjerrë për konsultim dy dokumente, që përcaktojnë procedurat për regjistrimin e Komuniteteve të Energjisë së Rinovueshme, si......

