Shqipëria Postuar më 15 September 2026, 15:15

Dyfishohet bonusi për pensionistët - Nga 1 janari 2027, mbështetja mujore rritet për të gjitha kategoritë

Nga Edel Strazimiri

Nga 1 janari 2027 do të dyfishohet bonusi mujor për të gjitha kategoritë e pensionistëve. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila theksoi se mbështetja do të shoqërohet edhe me vijimin e indeksimit të pensioneve.

Për financimin e kësaj mase janë parashikuar 22.4 miliardë lekë më shumë në buxhet, me qëllim rritjen e mbështetjes për pensionistët.

Sipas objektivave të përcaktuara, deri në vitin 2030 pensioni i plotë synohet të arrijë në jo më pak se 40 mijë lekë, ndërsa pensioni i pjesshëm në jo më pak se 22 mijë lekë.

Masa është pjesë e politikave të qeverisë për rritjen graduale të të ardhurave të pensionistëve dhe forcimin e mbështetjes sociale.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat