Pagat e drejtësisë, Komisioni Parlamentar i Ligjeve miraton draftin socialist, opozita kundër

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka kaluar sot me 8 vota pro dhe 3 kundër draftin e socialistëve për pagat e magjistratëve. Drafti është kundërshtuar nga opozita por edhe nga KLGJ, KLP, Gjykata e Lartë dhe institucioneve të tjera të drejtësisë.
Gjatë diskutimeve të zhvilluara gjatë paradites së sotme, Gjykata e Lartë dhe Këxshilli I Lartë I Prokurorisë kanë kundërshtuar formulën e propozuar nga mazhoranca për ndryshimin e pagave të magjistratëve, duke argumentuar se rritja e parashikuar nuk përmbush standardin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
“Nuk jemi njohur me detaje, por rritja është minimale, ka një diferencë të madhe me vendimin tonë, nuk reflekton standardin e vendosur nga gjykata kushtetuese”, tha kryetarja e KLP, Mirela Bogdani.
Ministri I Drejtësisë, Toni Gogu u shpreh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen, por njëkohësisht duhet të respektohet edhe rendi kushtetues mbi të cilin ajo ka vepruar.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që kërkon ndërhyrjen e ligjvënësit meriton vetëm ligj. Mosveprimi i Kuvendit nuk mund të zgjidhet me marrjen e kompetencave dhe me marrjen e të tjera kompetencave të ndryshme nga ligji”, u shpreh Gogu.
Ndryshe nga drafti i PS që parashikon një rritje me rreth 8500 lekë për rrogën referuese të magjistratëve, pretendimi i tyre, i miratuar edhe nga KLGJ e KLP, është 9-fish më i lartë, rreth 80 mijë lekë më e lartë.
Pas miratimit në Komisionin e Ligjeve, projektligji pritet të kalojë për votim në seancën plenare të 17 shtatorit.
Bypass-i i Elbasanit, Karakaçi: Filluan punimet në projektin që lidh korridoret kryesore rrugore
Kanë nisur punimet për ndërtimin e bypass-it të Elbasanit, një aks që synon të lehtësojë trafikun dhe të përmirësojë lidhjen rrugore mes Tiranës, jugut dhe......
Dyfishohet bonusi për pensionistët - Nga 1 janari 2027, mbështetja mujore rritet për të gjitha kategoritë
Nga 1 janari 2027 do të dyfishohet bonusi mujor për të gjitha kategoritë e pensionistëve. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina......
Shqipëria, me bursë kapitalesh? - Musabelliu: Madhësia e tregut e bën të pamundur funksionimin normal të tij
Madhësia e tregut në Shqipëri e bën të pamundur funksionimin normal të një tregu kapitalesh dhe aq më tepër të një burse. Kështu i është përgjigjur......
Shtyhet Censi i Bujqësisë - Shqipëria pret deri në 2027 për “fotografinë” e fermave dhe bagëtive
Censi i Bujqësisë nuk do të zhvillohet këtë vit. Burime pranë INSTAT bëjnë me dije për SCAN TV se numërimi i tokës bujqësore, fermave dhe blegtorisë do të......
Kush po e dobëson dollarin? - Si SHBA po “luan” me monedhën më të fuqishme në botë!
Për vite me radhë, një dollar i fortë ka qenë një nga avantazhet më të mëdha të ekonomisë amerikane. Për dekada, një dollar i fortë ka qenë simbol i fuqisë......
Lobimi del në dritë - Ligji i ri synon të bëjë transparente ndikimin e interesave në vendimmarrjen publike
Transparenca e lobimit dhe mënyra se si interesat ndikojnë në vendimmarrjen publike ishin në fokus të një takimi të organizuar nga Zyra e Komisionerit për të......
Rama në Napoli, fokusi te gjuha shqipe - Forcohet bashkëpunimi akademik për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës e kulturës shqiptare
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Napoli, ka vizituar Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”, një prej qendrave historike të......
Pronat e shtetit, me kontratë - Jepen për OJF-të për 10 vite, rinovim kur investohet mbi 5 milionë euro
Institucionet qendrore që administrojnë prona publike do tu nënshtrohen rregullave të reja. “Projektligji për pronat e paluajtshme të shtetit në Republikën e......

