Bypass-i i Elbasanit, Karakaçi: Filluan punimet në projektin që lidh korridoret kryesore rrugore

Kanë nisur punimet për ndërtimin e bypass-it të Elbasanit, një aks që synon të lehtësojë trafikun dhe të përmirësojë lidhjen rrugore mes Tiranës, jugut dhe juglindjes së vendit. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se projekti do të realizohet sipas standardeve të autostradës Tiranë–Elbasan.
"Kemi filluar punimet në bypassin e Elbasanit. Për ta konkretizuar është pjesa ku fillon hinka e autostradës Tiranë - Elbasan. Do të jetë autostradë e kategorisë A, sipas të njëjtave standardeve që është aktualisht sot rruga Tiranë-Elbasan.
I japim zgjidhje trafikut të krijuar gjatë gjithë kësaj periudhe dhe sidomos gjatë sezonit turistik. Dy kontratat janë lidhur tashmë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Segmenti i parë që fillon menjëherë aty ku përfundon rruga Tiranë - Elbasan tashmë ka filluar nga punimet.
Punimet janë duke ecur mirë për shkak se edhe kantieri është i hapur nga shpronësimet e bëra që më herët. Në këtë fazë jemi në 3 kilometrat e parë që përfundojnë diku te kombinati metalurgjik i Elbasanit, ndërkohë që kemi në prokurim po ashtu në vitin pasardhës pjesën vijuese deri afër Peqinit.
Pse ka rëndësi ky projekt? Kemi vazhdimin e autostradës Tiranë - Elbasan. Bëjmë ndarjen e trafikut ndërmjet pjesës juglindore të Shqipërisë dhe pjesës jugore të Shqipërisë, por po ashtu bëjmë ndërlidhjen ndërmjet autostradës Tiranë - Elbasan, bypassit të Elbasanit, si dhe dalim në vazhdimin e korridorit Elbasan - Qafë Thanë, duke i dhënë dhe një zgjidhje të integruar gjithë pjesës së trafikut në Shqipëri", u shpreh Karakaçi.
Dyfishohet bonusi për pensionistët - Nga 1 janari 2027, mbështetja mujore rritet për të gjitha kategoritë
Nga 1 janari 2027 do të dyfishohet bonusi mujor për të gjitha kategoritë e pensionistëve. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina......
Shqipëria, me bursë kapitalesh? - Musabelliu: Madhësia e tregut e bën të pamundur funksionimin normal të tij
Madhësia e tregut në Shqipëri e bën të pamundur funksionimin normal të një tregu kapitalesh dhe aq më tepër të një burse. Kështu i është përgjigjur......
Shtyhet Censi i Bujqësisë - Shqipëria pret deri në 2027 për “fotografinë” e fermave dhe bagëtive
Censi i Bujqësisë nuk do të zhvillohet këtë vit. Burime pranë INSTAT bëjnë me dije për SCAN TV se numërimi i tokës bujqësore, fermave dhe blegtorisë do të......
Kush po e dobëson dollarin? - Si SHBA po “luan” me monedhën më të fuqishme në botë!
Për vite me radhë, një dollar i fortë ka qenë një nga avantazhet më të mëdha të ekonomisë amerikane. Për dekada, një dollar i fortë ka qenë simbol i fuqisë......
Lobimi del në dritë - Ligji i ri synon të bëjë transparente ndikimin e interesave në vendimmarrjen publike
Transparenca e lobimit dhe mënyra se si interesat ndikojnë në vendimmarrjen publike ishin në fokus të një takimi të organizuar nga Zyra e Komisionerit për të......
Rama në Napoli, fokusi te gjuha shqipe - Forcohet bashkëpunimi akademik për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës e kulturës shqiptare
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Napoli, ka vizituar Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”, një prej qendrave historike të......
Pronat e shtetit, me kontratë - Jepen për OJF-të për 10 vite, rinovim kur investohet mbi 5 milionë euro
Institucionet qendrore që administrojnë prona publike do tu nënshtrohen rregullave të reja. “Projektligji për pronat e paluajtshme të shtetit në Republikën e......
Tarifa me fasha për ujin - Faturim sipas konsumit, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën
Tarifat e ujit mund të ndryshojnë në varësi të sasisë së konsumuar, ndërsa për zonat turistike propozohet edhe një mekanizëm sezonal. Enti Rregullator i Ujit......

