Mbi 114 mln euro për energjinë - Financimi gjerman / Fondet për HEC-in e Vaut të Dejës, rrjetin dhe konviktet

Mbi 114 mln euro financime gjermane pritet të vihen në dispozicion të vendit tonë kryesisht për modernizimin e sektorit energjetik, por edhe për rinovimin e konvikteve universitare me eficiencë energjie. Në Kuvend janë depozituar tre projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit financiar me qeverinë gjermane, që parashikojnë 90 mln euro kredi të buta dhe 24.39 mln euro grante për disa investime.
Financimi më i madh, prej 62 mln euro, lidhet me programin “Klima në Shqipëri II”. Marrëveshja parashikon një kredi të butë deri në 60 mln euro nga banka gjermane KfW dhe një grant deri në 2 mln euro. Fondet do të përdoren për rehabilitimin e hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe pjesërisht për digjitalizimin e rrjetit të transmetimit. Në HEC-in e Vaut të Dejës parashikohet zëvendësimi i turbinave dhe gjeneratorëve, rehabilitimi i strukturave hidraulike, modernizimi i transformatorëve dhe instalimi i një sistemi të automatizuar kontrolli. Sipas relacionit, investimi pritet të zgjasë jetëgjatësinë e hidrocentralit me të paktën 30 vjet dhe të rrisë prodhimin me rreth 74 gËh në vit, si rezultat i një përmirësimi të eficiencës me 7.9%.
Një tjetër marrëveshje financimi lidhet drejtpërdrejt me digjitalizimin e sistemit të transmetimit. Ajo siguron deri në 30 mln euro kredi të butë dhe 2 mln euro grant nga KfW. Projekti parashikon modernizimin dhe digjitalizimin e 40 nënstacioneve të tensionit 110 kV në të gjithë vendin, si dhe instalimin e rreth 125 km kabllo optike. Investimi synon të ulë humbjet teknike dhe të përmirësojë monitorimin e rrjetit, por edhe të krijojë kushtet për integrimin e kapaciteteve të reja të energjisë së rinovueshme. Sipas relacionit shoqërues, rrjeti i modernizuar do të mundësojë integrimin e rreth 1,300 MW kapaciteteve të reja nga dielli dhe era deri në vitin 2033.
Ndërkohë, marrëveshja e tretë parashikon një grant prej 20.39 mln euro për fazën e pestë të programit të rinovimit të konvikteve të universiteteve publike sipas parimeve të eficiencës së energjisë. Programi në tërësi synon rehabilitimin energjetik të 19 konvikteve ekzistuese dhe ndërtimin e të paktën tri godinave të reja sipas standardeve të ndërtesave me konsum shumë të ulët energjie. Pesë konvikte janë rehabilituar në tri fazat e para, ndërsa në fazën e katërt është dakordësuar ndërhyrja në 14 godina të tjera dhe ndërtimi i të paktën tri konvikteve të reja.
Përmbysja e madhe greke - Shërbimi për borxhin, ish-“problemi” i Europës fiton besimin e tregjeve
Një përmbysje e pazakontë po ndodh në tregjet europiane të borxhit: Greqia po paguan më pak për të marrë hua për 10 vjet sesa Franca. Yield-i i obligacioneve......
Goditja e dytë e Kinës - Mallra më të lira, suficit rekord dhe një botë që nuk di si të reagojë
“China Shock 2.0” po rikthehet në diskutimin ekonomik global, por këtë herë me një Kinë shumë më të madhe dhe me një suficit tregtar që po merr përmasa të......
Tregtia globale, në udhëkryq - OBT: Fragmentimi i ekonomisë botërore mund të ulë ndjeshëm rritjen dhe eksportet
Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka bërë thirrje për reformimin e rregullave të tregtisë globale, duke paralajmëruar se ekonomia botërore rrezikon të......
Bien investimet shqiptare jashtë - BSH: Rreth 80 milionë euro u kanalizuan drejt bizneseve dhe kompanive të huaja
Kapitali që del nga Shqipëria për t’u investuar jashtë vendit ka arritur në dhjetëra milionë euro gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Sipas të dhënave të......
Pagesat në euro, kulmi në verë - BSH: Vlera e pagesave arrin në rreth 5 miliardë euro. Aktiviteti rritet gradualisht
Mbi 331 mijë transaksione janë realizuar përmes sistemit AIPS EURO gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026. Vlera totale e pagesave ka arritur në rreth 5......
BE, platformë dixhitale për të lehtësuar njohjen e sigurimeve shoqërore dhe kualifikimeve profesionale
Në një propozim të paraqitur të martën, Komisioni Evropian ka përcaktuar plane për një platformë dixhitale evropiane që qytetarët mund ta përdorin për të......
Banka e Greqisë: Çmimet e apartamenteve u rritën me 5.5% në tremujorin e dytë të vitit 2026
Në Greqi çmimet e apartamenteve u rritën me 5.5% në tremujorin e dytë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas Bankës së......
Çmimi i naftës rritet me gati 3 dollarë, ndalet eksporti saudit, ndërprerjet në Libi frikë për furnizimin
Çmimet e naftës u rritën me gati 3 dollarë të martën, pasi një raport tha se ngarkesat e naftës në portin Yanbu të Detit të Kuq të Arabisë Saudite janë......

