IA ngre alarmin financiar - Bumi i investimeve rrit rreziqet e tregjeve

Bumi i inteligjencës artificiale po krijon rreziqe të reja për stabilitetin financiar global, ndërsa investimet në këtë sektor po arrijnë shifra rekord.
Sipas Bankës për Shlyerjet Ndërkombëtare, pesë kompanitë më të mëdha të teknologjisë pritet të investojnë mbi 1 trilion dollarë në IA gjatë viteve 2025–2026. Ndërkohë, investimet globale në këtë fushë mund të rriten nga rreth 500 miliardë dollarë aktualisht në 4 trilionë dollarë deri në vitin 2030.
Shqetësimi kryesor lidhet me financimin e këtij bumi. Një pjesë gjithnjë e më e madhe e investimeve po mbështetet te borxhi dhe kreditimi privat, ndërsa strukturat e financimit janë shpesh të ndërlidhura dhe jo plotësisht transparente. Kjo mund të kthehet në problem nëse kompanitë nuk arrijnë fitimet që tregu pret prej tyre.
IA po ndryshon edhe ekonominë globale. Vendet e përfshira në prodhimin e çipave dhe pajisjeve teknologjike, mes tyre Koreja e Jugut, Singapori, Malajzia dhe Tajvani, po përfitojnë nga rritja e kërkesës për teknologjitë e reja.
Në të njëjtën kohë, inteligjenca artificiale premton rritje të ndjeshme të produktivitetit. Studimet tregojnë për përmirësime prej 10% deri në 65% në detyra të caktuara, veçanërisht në programim, konsulencë dhe shkrim profesional.
Por përfitimet shoqërohen edhe me rrezikun e humbjes së vendeve të punës. Ndikimi po shfaqet fillimisht në role rutinë, si shërbimi ndaj klientit, programimi dhe administrata, duke rritur nevojën për trajnime dhe aftësi të reja.
Vlerësimet e larta të kompanive të teknologjisë, përqendrimi i tregut dhe financimi me borxh mbeten ndër faktorët që mund ta bëjnë bumin e IA një burim të ri pasigurie për ekonominë globale.
Mbi 114 mln euro për energjinë - Financimi gjerman / Fondet për HEC-in e Vaut të Dejës, rrjetin dhe konviktet
Mbi 114 mln euro financime gjermane pritet të vihen në dispozicion të vendit tonë kryesisht për modernizimin e sektorit energjetik, por edhe për rinovimin e......
Përmbysja e madhe greke - Shërbimi për borxhin, ish-“problemi” i Europës fiton besimin e tregjeve
Një përmbysje e pazakontë po ndodh në tregjet europiane të borxhit: Greqia po paguan më pak për të marrë hua për 10 vjet sesa Franca. Yield-i i obligacioneve......
Goditja e dytë e Kinës - Mallra më të lira, suficit rekord dhe një botë që nuk di si të reagojë
“China Shock 2.0” po rikthehet në diskutimin ekonomik global, por këtë herë me një Kinë shumë më të madhe dhe me një suficit tregtar që po merr përmasa të......
Tregtia globale, në udhëkryq - OBT: Fragmentimi i ekonomisë botërore mund të ulë ndjeshëm rritjen dhe eksportet
Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka bërë thirrje për reformimin e rregullave të tregtisë globale, duke paralajmëruar se ekonomia botërore rrezikon të......
Bien investimet shqiptare jashtë - BSH: Rreth 80 milionë euro u kanalizuan drejt bizneseve dhe kompanive të huaja
Kapitali që del nga Shqipëria për t’u investuar jashtë vendit ka arritur në dhjetëra milionë euro gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Sipas të dhënave të......
Pagesat në euro, kulmi në verë - BSH: Vlera e pagesave arrin në rreth 5 miliardë euro. Aktiviteti rritet gradualisht
Mbi 331 mijë transaksione janë realizuar përmes sistemit AIPS EURO gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026. Vlera totale e pagesave ka arritur në rreth 5......
BE, platformë dixhitale për të lehtësuar njohjen e sigurimeve shoqërore dhe kualifikimeve profesionale
Në një propozim të paraqitur të martën, Komisioni Evropian ka përcaktuar plane për një platformë dixhitale evropiane që qytetarët mund ta përdorin për të......
Banka e Greqisë: Çmimet e apartamenteve u rritën me 5.5% në tremujorin e dytë të vitit 2026
Në Greqi çmimet e apartamenteve u rritën me 5.5% në tremujorin e dytë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas Bankës së......

