Pronat e hotelet “shpërthejnë”/ “Real Estate” dhe turizmi shtyjnë shërbimet në tre muajt e dytë të vitit

Sektori i shërbimeve e ka vijuar vitin 2026 me një ecuri pozitive edhe në tremujorin e dytë, i mbështetur kryesisht nga pasuritë e paluajtshme, transporti dhe turizmi. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shitjet neto në volum janë rritur në pjesën më të madhe të aktiviteteve, ndërsa punësimi dhe pagat kanë vijuar të zgjerohen në shumicën e sektorëve të shërbimeve.
Aktiviteti i pasurive të paluajtshme mbetet sërish motori kryesor i rritjes, me një zgjerim prej 38.9% të indeksit të shitjeve neto në volum. Performancë shumë të fortë shënuan edhe hotelet, me rritje prej 22%, si dhe transporti, magazinimi dhe posta, ku indeksi u rrit me 19.1%. Në rritje ishin gjithashtu aktivitetet e sigurimit dhe hetimit me 8.9%, bar-restorantet me 8.7%, aktivitetet e arkitekturës dhe inxhinierisë me 7.8% dhe tregtia me 6%. Në kahun tjetër, rënie shënuan informacioni dhe komunikacioni me 0.6%, aktivitetet ligjore dhe të kontabilitetit me 5.3%, agjencitë e udhëtimit me 5.4% dhe administrimi i zyrave dhe mbështetja administrative me 6%.
Edhe tregu i punës paraqet një tablo përgjithësisht pozitive. Punësimi u rrit me 26.6% në aktivitetet e pasurive të paluajtshme, me 11.5% në hotele, me 5.7% në transport, magazinim dhe postë, si dhe me 5.6% në tregti. Rritje, ndonëse më të moderuara, u regjistruan edhe në bar-restorante dhe agjenci udhëtimi me nga 2.2%, në informacion dhe komunikacion me 1.7%, në aktivitetet ligjore dhe të kontabilitetit me 1.4%, si edhe në arkitekturë dhe inxhinieri me 4.1%. Nga ana tjetër, punësimi ra me 3.5% në aktivitetet e sigurimit dhe hetimit, si dhe me 12.1% në administrimin e zyrave dhe mbështetjen administrative.
Rritja e pagave ka qenë edhe më e fortë. Indeksi i pagave u zgjerua me 33.6% në aktivitetet e pasurive të paluajtshme, me 26.1% në hotele dhe me 21.2% në agjencitë e udhëtimit. Rritje dyshifrore u regjistruan edhe në bar-restorante me 16.2%, në aktivitetet e sigurimit dhe hetimit me 16.1%, në tregti me 13.1%, në aktivitetet e arkitekturës dhe inxhinierisë me 12.5% dhe në informacion e komunikacion me 10.9%. I vetmi aktivitet që shënoi rënie të pagave ishte administrimi i zyrave dhe mbështetja administrative, me 5.4%.
Puna part-time, në rënie/ Treguesi zbret në 11.3% në tremujorin e dytë
Puna me kohë të pjesshme është një alternativë për njerëzit që nuk mund të angazhohen me orar të plotë, duke u krijuar mundësi të kombinojnë punësimin me......
BE “hap derën” për Kanadanë - Von der Leyen propozon status të ri dhe partneritete më të forta
Bashkimi Evropian po shqyrton një hap të paprecedentë në marrëdhëniet me Kanadanë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ftoi Otavën të......
Tapitë mbi tokat bujqësore - Si do të bëhet kalimi pa shpërblim për poseduesit faktikë, afatet
Draftligji i ri për pronësinë synon ti japë zgjidhje edhe pajisjes me certifikatë pronësie të tokave bujqësore. Referuar dokumentit të hedhur për konsultim......
Dokumentet e punës në BE - Platforma e digjitalizuar synon të lehtësojë njohjen e sigurimeve dhe kualifikimeve
Komisioni Evropian ka propozuar krijimin e një platforme të re digjitale që synon të lehtësojë lëvizjen e punëtorëve brenda Bashkimit Evropian dhe njohjen e......
IA ngre alarmin financiar - Bumi i investimeve rrit rreziqet e tregjeve
Bumi i inteligjencës artificiale po krijon rreziqe të reja për stabilitetin financiar global, ndërsa investimet në këtë sektor po arrijnë shifra rekord. Sipas......
Mbi 114 mln euro për energjinë - Financimi gjerman / Fondet për HEC-in e Vaut të Dejës, rrjetin dhe konviktet
Mbi 114 mln euro financime gjermane pritet të vihen në dispozicion të vendit tonë kryesisht për modernizimin e sektorit energjetik, por edhe për rinovimin e......
Përmbysja e madhe greke - Shërbimi për borxhin, ish-“problemi” i Europës fiton besimin e tregjeve
Një përmbysje e pazakontë po ndodh në tregjet europiane të borxhit: Greqia po paguan më pak për të marrë hua për 10 vjet sesa Franca. Yield-i i obligacioneve......
Goditja e dytë e Kinës - Mallra më të lira, suficit rekord dhe një botë që nuk di si të reagojë
“China Shock 2.0” po rikthehet në diskutimin ekonomik global, por këtë herë me një Kinë shumë më të madhe dhe me një suficit tregtar që po merr përmasa të......

