Industria punëson më pak/ Energjia dhe ndërtimi shtyjnë prodhimin në tremujorin e dytë

262_bzqyi.avif
Prodhuesit e të mirave kanë vijuar me rritje edhe në tremujorin e dytë të vitit 2026, por me ritme të ndryshme mes sektorëve. Të dhënat e INSTAT tregojnë se energjia, furnizimi me ujë dhe ndërtimi kanë dhënë sinjalet më të forta pozitive, ndërsa industria, megjithëse ka rritur prodhimin dhe shitjet, ka shënuar rënie të punësimit.
Rritjen më të madhe të shitjeve neto në volum e regjistroi furnizimi me ujë, trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve, me 25.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pas tij renditet sektori i energjisë elektrike, gazit dhe avullit, ku shitjet u zgjeruan me 24.2% dhe prodhimi me 20.6%.
Pozitive paraqitet edhe ecuria e ndërtimit. Shitjet neto u rritën me 5.6%, prodhimi me 4.2%, ndërsa numri i të punësuarve u zgjerua me 5.2%. Pikërisht në këtë sektor u regjistrua edhe rritja më e fortë e fondit të pagave, me 24.8% në një vit.
Industria jep një panoramë më të përzier. Shitjet u rritën me 2.2% dhe prodhimi me 2.6%, ndërsa fondi i pagave u zgjerua me 9.7%. Megjithatë, numri i të punësuarve në industri ra me 2%, duke e bërë këtë të vetmin nga sektorët kryesorë të raportuar që shënon tkurrje të punësimit.
Në ndarjen më të detajuar, industria nxjerrëse regjistroi rritje të shitjeve me 4.8%, kundrejt 1.5% në industrinë përpunuese. Ndër grupimet industriale, shitjet e energjisë u rritën me 22.1%, ndërsa mallrat e qëndrueshme të konsumit me 9.9%.
Trupi gjykues në Hagë: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim për krime lufte
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, dëgjuan sot vendimin në seancën e dhënies së aktgjykimit të shkallës së......
AZHBR rishqyrton aplikimet - Aplikantët u përjashtuan për 3 vite, nis rivlerësimi
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka vendosur të rikthejë në shqyrtim administrativ aplikimet e përjashtuara nga përfitimi në kuadër të Skemës......
Kamerat inteligjente në shkolla - Osmani: Pamjet, vetëm në drejtorinë e shkollës dhe të policisë
Projekti pilot “Smart City”, në kuadër të të cilit janë instaluar kamera inteligjente në 20 shkolla të kryeqytetit ka shkaktuar polemika lidhur me mënyrën se......
Pronat e hotelet “shpërthejnë”/ “Real Estate” dhe turizmi shtyjnë shërbimet në tre muajt e dytë të vitit
Sektori i shërbimeve e ka vijuar vitin 2026 me një ecuri pozitive edhe në tremujorin e dytë, i mbështetur kryesisht nga pasuritë e paluajtshme, transporti dhe......
Puna part-time, në rënie/ Treguesi zbret në 11.3% në tremujorin e dytë
Puna me kohë të pjesshme është një alternativë për njerëzit që nuk mund të angazhohen me orar të plotë, duke u krijuar mundësi të kombinojnë punësimin me......
BE “hap derën” për Kanadanë - Von der Leyen propozon status të ri dhe partneritete më të forta
Bashkimi Evropian po shqyrton një hap të paprecedentë në marrëdhëniet me Kanadanë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ftoi Otavën të......
Tapitë mbi tokat bujqësore - Si do të bëhet kalimi pa shpërblim për poseduesit faktikë, afatet
Draftligji i ri për pronësinë synon ti japë zgjidhje edhe pajisjes me certifikatë pronësie të tokave bujqësore. Referuar dokumentit të hedhur për konsultim......
Dokumentet e punës në BE - Platforma e digjitalizuar synon të lehtësojë njohjen e sigurimeve dhe kualifikimeve
Komisioni Evropian ka propozuar krijimin e një platforme të re digjitale që synon të lehtësojë lëvizjen e punëtorëve brenda Bashkimit Evropian dhe njohjen e......

