Shqipëria Postuar më 16 September 2026, 11:42

Kamerat inteligjente në shkolla - Osmani: Pamjet, vetëm në drejtorinë e shkollës dhe të policisë

Nga Fabjona Pasho

Projekti pilot “Smart City”, në kuadër të të cilit janë instaluar kamera inteligjente në 20 shkolla të kryeqytetit ka shkaktuar polemika lidhur me mënyrën se si do të administrohen dhe ruhen pamjet. Zv ministrja e Arsimit, Orjana Osmani, sqaron për SCAN TV si funksionon sistemi,duke theksuar se prindërit nuk duhet të shqetësohen. 

“Së pari, program inteligjent është një program I cili në fakt  punon pa internet, pra është I montuar me fibër optike, pamjet janë në drejtorinë e shkollës, të cilat administrohen nga drejtori i shkollës, oficeri I sigurisë.Pamjet janë në drejtori, në kamerat që janë të montuara aty dhe këto kamera janë të lidhura me systemin qëndror në Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe këtu përfundon dhënia e informacionit. Asgjëkundi nuk do të jenë këto pamje dhe nuk mund të kalojnë absolutisht përmes një llogarie tjetër, apo ç’mund të kemi dëgjuar në rrjetet sociale. Prindërit duhet të kuptojnë që këto janë masa të cilat paranadlojnë. Nuk është absolutisht në dëm të fëmijëve, apo në dëm të komunitetit shkollor”, theksoi Osmani. 

Osmani shpjegon edhe cilat janë rastet që synojnë të evidentojnë kamerat inteligjente. 

“ Në rastet problematike, të cilat mund të jenë në rastet kur ka tentativë për të konsumuar duhan, në rastet kur nxënësi ka një tentativë për t’u grinder me shokun, atëherë kamera pulson me të kuqe, duke evidentuar problematikën dhe duke ndërgjegjësuar të gjithë faktorët, drejtorin, oficerin e sigurisë, për të reaguar në kohë reale”, u shpreh zv.ministrja Osmani. 

Projekti do të monitorohet fillimisht në 20 shkollat e përfshira në fazën pilot, për të vlerësuar ndikimin e tij në parandalimin e incidenteve dhe rritjen e sigurisë së nxënësve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat