AZHBR rishqyrton aplikimet - Aplikantët u përjashtuan për 3 vite, nis rivlerësimi

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka vendosur të rikthejë në shqyrtim administrativ aplikimet e përjashtuara nga përfitimi në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural për vitin 2026.
AZHBR bën me dije se vendimi vjen pas një rikontrolli administrativ të aplikimeve, gjatë të cilit është konstatuar se lista e aplikantëve të përjashtuar për një periudhë 3-vjeçare nuk ishte hartuar në përputhje me procedurat e përcaktuara në Udhëzimin nr. 14, datë 28.03.2025, për administrimin e fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për masat mbështetëse të vitit 2025.
Në bazë të Udhëzimit të Majit 2026, si dhe Vendimit nr. 65, datë 03.09.2026, “Për shfuqizimin e përjashtimeve”, AZHBR ka vendosur shfuqizimin e listave të aplikantëve të përjashtuar nga e drejta e përfitimit për një periudhë trevjeçare.
Si rrjedhojë, aplikimet përkatëse do të rikthehen në procedurën e shqyrtimit administrativ dhe do të vijojnë të trajtohen sipas rregullave të përcaktuara.
AZHBR njofton gjithashtu se për aplikimet që do të rikthehen në proces, shqyrtimi administrativ dhe llogaritja e afateve për dorëzimin e dokumentacionit shtesë do të nisë nga data 16 Shtator.
Vendimi prek aplikantët e përfshirë e përjashtuar dhe u jep atyre mundësinë që aplikimet e tyre të rishqyrtohen. Në total bëhet fjalë për 223 aplikime. Konkretisht listat përfshijnë 62 aplikantë për masën 1 , mbështetje për gjedhin; 39 aplikime për masën mbështetje për tufat e të imtave; 32 aplikime për masën 3, mbështetje për Bletarinë; 3 aplikantë për masën 4 - Mbështetje për dosat, paradosat; dhe 87 aplikantë për masën 8 - Pagesë për sipërfaqe të mbjellë, deri në 10 mijë lekë për hektarë për sipërfaqe jo më pak se 3 hektarë.
Kamerat inteligjente në shkolla - Osmani: Pamjet, vetëm në drejtorinë e shkollës dhe të policisë
Projekti pilot “Smart City”, në kuadër të të cilit janë instaluar kamera inteligjente në 20 shkolla të kryeqytetit ka shkaktuar polemika lidhur me mënyrën se......
Pronat e hotelet “shpërthejnë”/ “Real Estate” dhe turizmi shtyjnë shërbimet në tre muajt e dytë të vitit
Sektori i shërbimeve e ka vijuar vitin 2026 me një ecuri pozitive edhe në tremujorin e dytë, i mbështetur kryesisht nga pasuritë e paluajtshme, transporti dhe......
Puna part-time, në rënie/ Treguesi zbret në 11.3% në tremujorin e dytë
Puna me kohë të pjesshme është një alternativë për njerëzit që nuk mund të angazhohen me orar të plotë, duke u krijuar mundësi të kombinojnë punësimin me......
BE “hap derën” për Kanadanë - Von der Leyen propozon status të ri dhe partneritete më të forta
Bashkimi Evropian po shqyrton një hap të paprecedentë në marrëdhëniet me Kanadanë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ftoi Otavën të......
Tapitë mbi tokat bujqësore - Si do të bëhet kalimi pa shpërblim për poseduesit faktikë, afatet
Draftligji i ri për pronësinë synon ti japë zgjidhje edhe pajisjes me certifikatë pronësie të tokave bujqësore. Referuar dokumentit të hedhur për konsultim......
Dokumentet e punës në BE - Platforma e digjitalizuar synon të lehtësojë njohjen e sigurimeve dhe kualifikimeve
Komisioni Evropian ka propozuar krijimin e një platforme të re digjitale që synon të lehtësojë lëvizjen e punëtorëve brenda Bashkimit Evropian dhe njohjen e......
IA ngre alarmin financiar - Bumi i investimeve rrit rreziqet e tregjeve
Bumi i inteligjencës artificiale po krijon rreziqe të reja për stabilitetin financiar global, ndërsa investimet në këtë sektor po arrijnë shifra rekord. Sipas......
Mbi 114 mln euro për energjinë - Financimi gjerman / Fondet për HEC-in e Vaut të Dejës, rrjetin dhe konviktet
Mbi 114 mln euro financime gjermane pritet të vihen në dispozicion të vendit tonë kryesisht për modernizimin e sektorit energjetik, por edhe për rinovimin e......

