Rezerva e hidrokarbureve kalon te shteti - Qeveria miraton projektligjin për krijimin e Autoritetit Kombëtar për rezervat dhe furnizimin

Rezerva e sigurisë së hidrokarbureve do të administrohet në të ardhmen nga një subjekt shtetëror dhe jo më nga operatorët privatë. Ndryshimi parashikohet në projektligjin e miratuar sot nga Këshilli i Ministrave, i cili synon një riorganizim të mënyrës së ruajtjes dhe menaxhimit të rezervave.
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, tha pas mbledhjes së qeverisë se ndryshimi sjell një qasje të re në administrimin e rezervës.
“Mbajtja e rezervës së sigurisë së hidrokarbureve bëhet nga një subjekt shtetëror, duke i dhënë një garanci dhe siguri mbajtjes dhe përdorimit”, deklaroi Karakaçi.
Projektligji parashikon krijimin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Hidrokarbureve, i cili do të jetë përgjegjës për ruajtjen dhe menaxhimin e rezervës, si dhe për hedhjen e saj në treg në rast nevoje dhe sipas përcaktimeve ligjore.
Sipas ministrit, rezerva shërben si mekanizëm sigurie në rastet kur tregu përballet me mungesë të hidrokarbureve.
Nisma synon gjithashtu përafrimin e legjislacionit shqiptar me direktivat e Bashkimit Evropian për sigurinë e furnizimit me hidrokarbure.
Ringrihet Bordi i Transparencës/ Ibrahimaj: Monitorim i çmimeve të karburanteve
Qeveria vendosi sot që të riaktivizojë Bordin e Transparencës për çmimet e karburanteve, pasi çmimet kanë qëndruar për më shumë se dy javë mbi nivelin e 222......
E kaluara “troket” sërish - Vendimi ndaj ish-drejtuesve të UÇK rihap debatin për krimet e luftës dhe të kaluarën
Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së hap një nga kapitujt më të ndjeshëm të historisë së Kosovës pas luftës. Për ta kuptuar peshën......
Haga dënon ish-krerët e UÇK: 81 vite burg në total, ndërsa rrëzohen akuzat për krime kundër njerëzimit
Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur vendimin për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, pas një procesi gjyqësor që zgjati rreth tre vjet. Hashim Thaçi dënohet me 25......
Industria punëson më pak/ Energjia dhe ndërtimi shtyjnë prodhimin në tremujorin e dytë
262_bzqyi.avif Prodhuesit e të mirave kanë vijuar me rritje edhe në tremujorin e dytë të vitit 2026, por me ritme të ndryshme mes sektorëve. Të dhënat e......
Trupi gjykues në Hagë: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim për krime lufte
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, dëgjuan sot vendimin në seancën e dhënies së aktgjykimit të shkallës së......
AZHBR rishqyrton aplikimet - Aplikantët u përjashtuan për 3 vite, nis rivlerësimi
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka vendosur të rikthejë në shqyrtim administrativ aplikimet e përjashtuara nga përfitimi në kuadër të Skemës......
Kamerat inteligjente në shkolla - Osmani: Pamjet, vetëm në drejtorinë e shkollës dhe të policisë
Projekti pilot “Smart City”, në kuadër të të cilit janë instaluar kamera inteligjente në 20 shkolla të kryeqytetit ka shkaktuar polemika lidhur me mënyrën se......
Pronat e hotelet “shpërthejnë”/ “Real Estate” dhe turizmi shtyjnë shërbimet në tre muajt e dytë të vitit
Sektori i shërbimeve e ka vijuar vitin 2026 me një ecuri pozitive edhe në tremujorin e dytë, i mbështetur kryesisht nga pasuritë e paluajtshme, transporti dhe......

