Shqipëria Postuar më 16 September 2026, 17:44

Rezerva e sigurisë, financim me tarifat e produkeve hidrokarbure, kredi apo direkt nga buxheti

Nga Scan TV

4b2e7a49-21105611petroleo-colombia.jpeg

Ligji i miratuar në mbeldhjen e fundit të qeverisë përcakton detyrimet për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave te sigurisë për naftën bruto dhe nënproduktet e saj, për të siguruar një nivel të lartë të sigurisë së furnizimit. Varianti që ka marrë dakordësinë e ekzekutivit nuk është zbardhur ende, por referuar draftit që u nxor për konsultim publik vitin që shkoi, rezerva do të krijohet gradualisht nga shteti, me target të paktën 90 ditë importe neto ose 61 ditë konsum i brendshëm.

Po ashtu, parashikohet një skemë financimi që do të mundësojë ngritjen e fondit, ku pjesa kryesore do mbulohet nga një tarifë e dedikuar mbi produktet hidrokarbure. Tarifa do aplikohet mbi sasinë e naftës që i nënshtrohen akcizës gjatë procedurave doganore, ndërsa arkëtimi do të bëhet nga Autoriteti Doganor, për llogari të Autoritetit për Rezervën e Sigurisë, i cili do të ngrihet si ent publik jobuxhetor.

Niveli i tarifës (në lekë/litër ose lekë/kg, sipas kategorive të produkteve) do të caktohet çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar në nevojat e financimit të aktivitetit të Autoritetit për Rezervën e Sigurisë, teksa llogaritja varet nga konjuktura e çmimeve dhe ritmi i krijimit të rezervës.

Ndërkohë format e tjera të financimit për ngritjen, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave përfshijnë kredi të mundshme të marra në përputhje me legjislacionin në fuqi, të ardhurat nga shitja e rezervave, të ardhurat nga shitja e shërbimeve, buxheti i shtetit, etj.

Paralelisht, operatorët ekonomikë që do ruajnë rezervat duhet të garantojnë cilësinë dhe sasinë, të lejojnë inspektimet, si dhe të mbajnë dokumentacionin. Shkeljet ndëshkohen me gjobë që shkon deri në 10 mln lekë, si edhe me ndalime të përkohshme të aktivitetit në rast përsëritjeje.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat