Shqipëria Postuar më 16 September 2026, 20:38

Zbardhen vendimet e qeverisë, nga energjia diellore dhe pronat tek bashkëpunimi me Izraelin

Nga Scan TV

images.jpg

Agjencia për Media dhe Informim ka publikuar vendimet dhe projektligjet e miratua në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 16.09.2026.

Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin për:

 -Pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me 17 ushtarakë dhe një helikopter, në operacionin ushtarak ndërkombëtar “KFOR”, Kosovë.

-Për një shtesë në vendimin Nr. 1178, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e dokumentacionit dhe rregullave të hollësishme të evidentimit të ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar.

-Për dhënien e mendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për disa ndryshime në ligjin nr.10242, datë 25.2.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, të ndryshuar”.

-Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin Nr. 550, datë 27.8.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores ‘Për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve nga risqet e lidhura me ekspozimin ndaj agjentëve biologjikë në punë’.

-U miratua dhe emërimi i z.Mario Keputa, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

-Miratimin, në parim, të marrëveshjes për bashkëpunimin e përgjithshëm ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shtetit të Izraelit.

-Miratimi i ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike në Dërmenas, Bashkia Fier me kapacitetit të instaluar 31 MW;

-Miratimi i ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike në Bashkinë Cërrik më kapacitet të instaluar 20.5 MW;

-Sic është njoftuar paradite gjatë mbledhjes së sotme u miratua dhe projektligji: “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të sigurisë së naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”.

Në linkun e mëposhtëm janë të plota të gjitha vendimet e zbardhura të marra sot në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

https://kryeministria.al/newsroom/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-16-shtator-2026/ 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat