“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” - Nis aplikimi online për bizneset përmes e-Albania

Bizneset e vogla dhe të mesme tashmë mund të aplikojnë online për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, përmes një platforme tërësisht të automatizuar të vënë në funksion nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Platforma e re synon të thjeshtojë procesin për bizneset që kërkojnë financim për zgjerimin, modernizimin apo rritjen e kapaciteteve të aktivitetit të tyre. Përmes portalit e-Albania, bizneset mund të shprehin interesin, të ndjekin statusin e aplikimit dhe të marrin asistencë gjatë përgatitjes së dokumentacionit.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se sistemi i ri është ndërtuar për ta shoqëruar biznesin përgjatë gjithë procesit, nga shprehja fillestare e interesit deri në përgatitjen për aplikimin pranë bankës. Sipas saj, interesi për programin ka qenë i lartë.
“Më shumë se 1700 biznese kanë shprehur interes, ndërsa 720 prej tyre janë aktualisht në proces trajtimi nga ekipi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit. Sipas të dhënave të mbledhura nga bizneset, kërkesa lidhet kryesisht me zgjerimin dhe modernizimin e aktivitetit. 57% e bizneseve që kanë shprehur interes synojnë të zgjerojnë aktivitetin, ndërsa 21% planifikojnë të investojnë në makineri dhe pajisje. Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” synon të përmirësojë aksesin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në financim, përmes garancisë sovrane të shtetit për kredi deri në 2 milionë euro, me afat maturimi deri në 10 vjet”, u shpreh ministrja.
Platforma e re e vendos këtë mbështetje në një proces të integruar online, duke i dhënë biznesit mundësinë të aplikojë, të ndjekë ecurinë e kërkesës së tij dhe të marrë asistencën e nevojshme përgjatë procesit. Por, si aplikohet?
Hyni në portalin e-Albania;
Kërkoni shërbimin “Shprehje interesi për “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde””;
Plotësoni të dhënat e kërkuara për biznesin dhe investimin e planifikuar;
Ndiqni online statusin e aplikimit dhe ecurinë e procesit.
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” synon të krijojë më shumë mundësi për bizneset shqiptare që duan të investojnë, të zgjerojnë aktivitetin dhe të rrisin kapacitetet e tyre, ndërsa platforma e re lehtëson aksesin e tyre në këtë instrument financimi.
Lufta kushton 38 miliardë - SHBA përballet me 3 miliardë dollarë kosto shtesë çdo muaj
Lufta gjashtëmujore e Shteteve të Bashkuara me Iranin i ka kushtuar deri tani rreth 38 miliardë dollarë, sipas Zyrës së Buxhetit të Kongresit amerikan. CBO......
Mbi 10 mld USD investime - Strategic Group marrëveshje me Princin Naif Al Saud për projekte në Shqipëri dhe Kosovë
Një platformë e re investimesh që synon të mobilizojë mbi 10 miliardë dollarë kapital të huaj në Shqipëri dhe Kosovë është njoftuar nga Strategic......
Obligacionet kryesojnë ankandet - Titujt qeveritarë afatgjatë tërheqin më shumë kërkesë nga investitorët
Rreth 27.5 miliardë lekë është shuma e ofruar nga Ministria e Financave në ankandet e titujve qeveritarë gjatë muajit gusht. Bëhet fjalë për shtatë ankande,......
Zbardhen vendimet e qeverisë, nga energjia diellore dhe pronat tek bashkëpunimi me Izraelin
Agjencia për Media dhe Informim ka publikuar vendimet dhe projektligjet e miratua në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 16.09.2026. Këshilli i Ministrave ka......
Qeveria hap thirrjen për punësimin e studentëve ekselentë, afati për aplikimet deri më 1 tetor 2026
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni njoftoi se është hapur thirrja për punësimin e studentëve ekselentë në......
Çmimet e larta të karburantit rritën regjistrimet e makinave elektrike në gjithë BE-në
Çmimet e larta të karburantit dhe pasiguria rreth të ardhmes së luftës në Iran kanë rritur regjistrimet e makinave elektrike me 40.5% në të gjithë Bashkimin......
Energjia, qeveria greke platformë digjitale për subvencione për panele fotovoltaike në ballkon
Qeveria greke përmes një platforme digjitale ka hapur aplikimet për subvencionimin e vendosjes së paneleve fotovoltaike në ballkon. Prodhimi dhe konsumi i......
Gjigandi farmaceutik Novo do të përdorë Claude të Anthropic për ilaçe me inteligjencë artificiale
Gjigandi farmaceutik danez Novo do të përdorë Claude të Anthropic për të çuar përpara zbulimin e barnave me anë të inteligjencës artificiale. Marrëveshja......

