Analiza Postuar më 17 September 2026, 11:54

SHBA, surpriza e importeve/ Gushti “riformaton” hartën e furnizimeve nga jashtë

Nga Xhorxhina Deda

deda.png

Harta e partnerëve tregtarë të Shqipërisë solli lëvizje të forta gjatë gushtit, me disa tregje që fituan ndjeshëm terren dhe të tjera që regjistruan tkurrje të fortë. Ndërsa eksportet totale u rritën vetëm me 1.6% ndaj një viti më parë, importet u zgjeruan me 12.6%. 

Italia mbeti destinacioni kryesor i eksporteve shqiptare, me rreth 6.8 miliardë lekë mallra të shitura gjatë gushtit, 5% më shumë se një vit më parë. Pas saj renditet Kosova me rreth 2.27 miliardë lekë, me një rritje modeste prej 1.5%. Eksportet drejt Gjermanisë u rritën me afro 15%, ndërsa drejt Greqisë me rreth 6.4%. 

Një rritje e fortë u regjistrua drejt Kinës, ku eksportet u zgjeruan me rreth 49%, në 1.88 miliardë lekë, ndërsa drejt SHBA-së u rritën me afro 72%, megjithëse nga një bazë më e ulët. Në kahun tjetër, eksportet drejt Spanjës ranë me rreth 78%, ndërsa ato drejt Turqisë u përgjysmuan, me një rënie prej rreth 54%. 

Ndryshimi më i fortë, megjithatë, shihet te importet. SHBA-ja u ngjit në rreth 5.8 miliardë lekë, nga vetëm 1.38 miliardë lekë në gushtin e kaluar, një rritje prej rreth 320%. Vetëm kjo diferencë përbën më shumë se gjysmën e rritjes totale vjetore të importeve të Shqipërisë gjatë muajit.

Kina mbetet ndër burimet kryesore të furnizimit, me 12.5 miliardë lekë importe, 16.9% më shumë, duke kaluar edhe Italinë, e cila regjistroi 10.8 miliardë lekë. Importet nga Turqia u rritën me rreth 22%, ndërsa nga Greqia dhe Gjermania ranë përkatësisht me 3.4% dhe 3.6%. 

Në tërësi, BE-ja përfaqësoi 63.1% të eksporteve, por vetëm 41.6% të importeve të Shqipërisë gjatë gushtit. 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat