Aeroporti i Vlorës, Arbitrazhi rrëzon VIA-n, nuk pranohet pezullimi i zgjidhjes së koncesionit

Arbitrazhi i Emergjencës ka rrëzuar kërkesat kryesore të koncesionarit të Aeroportit të Vlorës, VIA, duke mos pranuar pezullimin e zgjidhjes së kontratës së koncesionit me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Vendimi është marrë më 16 shtator 2026, në kuadër të procedurave të arbitrazhit të urgjencës të nisura nga VIA. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, arbitri ka rrëzuar dy nga tri kërkesat e kompanisë dhe, në veçanti, ka refuzuar kërkesën për pezullimin e zgjidhjes së kontratës.
Si rrjedhojë, zgjidhja e kontratës së koncesionit ka hyrë në fuqi.
Arbitri ka rrëzuar gjithashtu kërkesën e VIA-s që Ministria të detyrohej të merrte pjesë në ndërmjetësim dhe të caktonte një ndërmjetës, si dhe kërkesën për shtyrjen e fillimit të arbitrazhit me dy muaj.
Megjithatë, është vendosur një masë e përkohshme dhe afatshkurtër për ruajtjen e status quo-së. Ministria nuk do të mund të ushtrojë përkohësisht disa të drejta që burojnë pas zgjidhjes së kontratës, deri në konstituimin e tribunalit të arbitrazhit dhe shqyrtimin e çështjes prej tij.
Sipas MIE-së, kjo masë nuk cenon vlefshmërinë apo hyrjen në fuqi të zgjidhjes së kontratës. Ndërkohë, VIA është urdhëruar të përballojë shpenzimet e procedurave të arbitrazhit të emergjencës.
Ministria deklaron se do të vijojë përgatitjen e hapave të mëtejshëm që lidhen me zgjidhjen e kontratës, duke respektuar masën e përkohshme të vendosur nga arbitrazhi.
MIE pritet ta njoftojë zyrtarisht VIA-n se zgjidhja e kontratës së koncesionit ka hyrë në fuqi, ndërsa përplasja ligjore tashmë pritet të vijojë përpara tribunalit të arbitrazhit.
Doganat në dialog me biznesin gjerman - Reformat dhe integrimi europian në fokus të takimit me kompanitë
Administrata Doganore dhe Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri zhvilluan një forum me përfaqësues të bizneseve gjermane dhe kompanive që......
Ndërtimi i bypass Elbasan - Karakaçi: Gati tenderi që do përmbyllë lotin I, vepra totale kërkon 240 mln euro
Pas nisjes së punimeve të bypass-it të Elbasanit, pritet hapja e procedurës tenderuese edhe për fazën e tretë, që do të përmbyllë lotin I të kësaj rruge.......
“Pas shkolle”, nxënësit në pritje - Kërkesa për pjesëmarrje në klube, më e lartë se kuotat e përcaktuara
Programi pas shkolle po haset me vështirësinë e parë. Kjo për shkak të interesit të lartë të prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre në klubet e vëna në......
Siguria nga zjarri, alarmi i verës - 81 zjarre masive deri më 9 shtator, mbi 14 mijë forca në terren
Tirana pret konferencën ndërkombëtare “Tirana Fire Safety 2026”, ku ekspertë, institucione publike dhe përfaqësues të sektorit të ndërtimit e teknologjisë......
Inflacioni në 3% sipas Eurostat/ Cili grup rriti më shumë çmimet përgjatë gushtit?
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, i cili mat ndryshimin e çmimeve sipas metodologjisë së Eurostat, në muajin gusht të këtij viti shënoi një rritje......
KMD zbret në terren - Takime me qytetarët në 10 bashki për të drejtat dhe diskriminimin
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nis më 23 shtator nismën “Udhëtimi në Shqipëri”, një cikël takimesh që do ta çojë institucionin drejtpërdrejt pranë......
Qeveria frenon huamarrjen - Gjysma e dytë e vitit, me më pak mundësi për të investuar në tituj qeveritarë
Qeveria po merr më pak borxh të brendshëm gjatë muajve të fundit të këtij viti. Nevoja për të financuar buxhetin përmes shitjes së titujve qeveritarë, ka......
Hakerët kërkojnë 3 milionë USD - Vidhen të dhënat e pasaportave dhe dokumenteve të 680 klientëve europianë
Një sulm kibernetik ka prekur të dhënat e rreth 680 klientëve europianë të një aplikacioni bankar, ndërsa autorët kanë kërkuar 3 milionë dollarë shpërblim për......

