Siguria nga zjarri, alarmi i verës - 81 zjarre masive deri më 9 shtator, mbi 14 mijë forca në terren

Tirana pret konferencën ndërkombëtare “Tirana Fire Safety 2026”, ku ekspertë, institucione publike dhe përfaqësues të sektorit të ndërtimit e teknologjisë diskutojnë për forcimin e sigurisë nga zjarri dhe parandalimin e emergjencave.
Në hapje të konferencës, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, theksoi se mbrojtja civile nuk mund të mbështetet vetëm te reagimi pas emergjencave, por duhet të fokusohet te parandalimi dhe reduktimi i rrezikut.
Sipas tij, standardet e sigurisë duhet të përfshihen që në projektimin e ndërtesave, veçanërisht në kushtet e zhvillimit të shpejtë urban dhe ndërtimit të strukturave gjithnjë e më komplekse.
Duke iu referuar situatës së zjarreve gjatë këtij viti, Nufi bëri të ditur se deri më 9 shtator janë regjistruar 81 raste zjarresh masive, që kanë kërkuar angazhimin e më shumë se 14,600 forcave, rreth 1,350 mjeteve tokësore dhe 180 operacioneve ajrore.
Ministri vlerësoi angazhimin e Forcave të Armatosura, zjarrfikësve, pushtetit vendor, Policisë së Shtetit, shërbimeve pyjore, administratave të zonave të mbrojtura dhe vullnetarëve në përballimin e situatave.
Në fokus të konferencës është edhe bashkëpunimi mes institucioneve dhe sektorit privat, përmes standardeve më të qarta, inspektimeve, projektimit të sigurt dhe përdorimit të teknologjive moderne.
Nufi nënvizoi gjithashtu se pjesëmarrja e Shqipërisë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian krijon mundësi për trajnime, rritjen e kapaciteteve dhe përafrimin me praktikat evropiane.
Konferenca dyditore zhvillohet në Tiranë me pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë, inxhinierëve, autoriteteve publike, konsulentëve dhe përfaqësuesve të industrisë së ndërtimit e teknologjisë.
Inflacioni në 3% sipas Eurostat/ Cili grup rriti më shumë çmimet përgjatë gushtit?
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, i cili mat ndryshimin e çmimeve sipas metodologjisë së Eurostat, në muajin gusht të këtij viti shënoi një rritje......
KMD zbret në terren - Takime me qytetarët në 10 bashki për të drejtat dhe diskriminimin
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nis më 23 shtator nismën “Udhëtimi në Shqipëri”, një cikël takimesh që do ta çojë institucionin drejtpërdrejt pranë......
Qeveria frenon huamarrjen - Gjysma e dytë e vitit, me më pak mundësi për të investuar në tituj qeveritarë
Qeveria po merr më pak borxh të brendshëm gjatë muajve të fundit të këtij viti. Nevoja për të financuar buxhetin përmes shitjes së titujve qeveritarë, ka......
Hakerët kërkojnë 3 milionë USD - Vidhen të dhënat e pasaportave dhe dokumenteve të 680 klientëve europianë
Një sulm kibernetik ka prekur të dhënat e rreth 680 klientëve europianë të një aplikacioni bankar, ndërsa autorët kanë kërkuar 3 milionë dollarë shpërblim për......
Zgjidhje për objektet pa pronar? - Certifikata pronësie për oborret në përdorim
Vendimi qeverisë që synon të pajisë me dokumentacion objektet dhe trojet pa titull pronësie, i jep zgjidhje edhe rasteve komplekse, si dhe oborreve në......
SHBA, surpriza e importeve/ Gushti “riformaton” hartën e furnizimeve nga jashtë
Harta e partnerëve tregtarë të Shqipërisë solli lëvizje të forta gjatë gushtit, me disa tregje që fituan ndjeshëm terren dhe të tjera që regjistruan tkurrje......
Të huajt zgjodhën jugun/ Strukturat akomoduese, sërish në rritje edhe gjatë korrikut
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë korrikut 2026 numri i vizitorëve në strukturat akomoduese në Shqipëri u rrit me 15.2% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit......
Forcohet Dollari amerikan – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë këtë mëngjes edhe pse pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga dita që lamë pas teksa është blerë me 79.4 lekë......

